Panorama Sport (Albania)

Xhaka ndalohet të flasë për shqiponjën

" rovokimi është pjesë e lojës, tashmë jam rritur shumë"

-

Granit Xhaka ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj Suedisë e vlefshme për 1$8-at e kampionati­t botëror. Ndërkohë, dy ditë më parë gjatë stërvitjes së skuadrës nordike, një nga lojtarët ka bërë simbolin në shenjë ironie ndaj gjestit të Xhakës dhe Shaqirit. Një moment që ka shkaktuar humor te lojtarët e tjerë. Dhe pse lojtari nuk ka dashur të tallë askënd, nga mënyra se si rrodhën ngjarjet më pas, ky veprim ishte i panevojshë­m. Xhaka ndërkohë ka folur për ndeshjen e sotme dhe duke shpresuar në një paraqitje pozitive të skuadrës së tij. Një gazetar ndërkohë e pyet nëse ndihej i provokuar nga gjesti i lojtarit suedez, Xhaka kërkon të përsërisë pyetjen, pasi nuk e dëgjoi mirë atë. Në këtë moment ndërhyn një pjesëtar i stafit zviceran që thotë qartë: "Ju lutem bëni vetëm pyetje që kanë lidhje me sportin". Më pas, Graniti ka folur i qetë për ndeshjen e sotme.

LUSTIG DHE PËRGJIGJA

Lojtari suedez, Lustig, kishte deklaruar që Xhaka duhet të dalë me karton të kuq. "Nuk është ashtu, kjo nuk është ndeshja ime e parë me kombëtaren. Mendoj që provokimet janë pjesë e lojës. Por, unë nuk jam një lojtar i ri. Kam mësuar shumë në vitet e fundit dhe jam rritur. Nuk kam shumë për të thënë për të kaluarën. Ndërkohë, mesfushori u

pyet gjithashtu për penalltinë e humbur në Europian ndaj Polonisë. "Fle i qetë. Do të provojmë të mbyllim takimin që në kohën e rregullt. Nëse do të shkojmë drejt penalltive, atëherë do të marrë përgjegjës­itë nëse trajneri më lejon.

KUNDËRSHTA­RI

I pyetur se kë do të preferonte në raundin tjetër nëse skuadra do të kualifikoh­ej ndaj Suedisë, Xhaka shprehet: "Nuk kam asnjë preferencë. Nuk ka rëndësi nëse luajmë kundër Rusisë apo Suedisë. E rëndësishm­e

është që nesër ( sot) të luajmë si skuadër. E ndiej që jemi të bashkuar", u shpreh Xhaka. Lojtari që luan për Arsenalin në Premier Ligë, do të kërkojë të shënojë golin e dytë në Botëror. I pari u shënua në ndeshjen ndaj Serbisë. Serbët shënuan të parët, por Xhaka barazoi me një eurogol, që u pasua me golin e dytë të shënuar nga Xherdan Shaqiri në minutën e fundit. Ndeshja ndaj Suedisë është shumë e rëndësishm­e për zviceranët, që në rast kualifikim­i do të ndeshen me Rusinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania