Panorama Sport (Albania)

Bastet, tani janë dhe femrat që luajnë

-

Sigurisht që një Botëror nuk do të ishte interesant nëse nuk do të kishte baste në të. Tani kompanitë e ndryshme në mbarë botën japin shumë mundësi për të provuar të fitojnë disa para më shumë me anë basteve online. "Bild" ka zbuluar disa shifra interesant­e të shumave të luajtura gjatë Botërorit në Rusi. * Europianët deri tani kanë luajtur plot 2.5 miliardë euro. Në krahasim me Botërorin në vitin 2014, ku ata luajtën vetëm 1.5 miliardë.

* Një gjerman ka besuar aq shumë te kombëtarja e tijm, saqë harxhoi 30 mijë euro në bast për të skuadrën e Joakim Lëvit, që ajo do të fitonte sërish kampionati­n Botëror. Koeficient­i që "Pancerat" do të triumfonin sërish ishte 12. * Analisti Evgnei Krinistin tha për "Bild": "Kur së bashku me disa kolegë kërkuam nga ' Boomakers' të dhënat për bastet e vëna, u shokuam".

* Rreth 5 milionë gra nga e gjithë bota kanë vënë bast nga llogaritë e tyre. 30% më pak se në 2014-ën. * Ndërkohë, 43% e gjermanëve kanë votuar për skuadrën e Anglisë, që ajo në fund do të fitojë trofeun. * Sipas Krinitsin, nëse Anglia do të fitonte Botërorin në fund, atëherë kompanitë do të paguajnë te klientët rreth 50 milionë euro.

* Deri tani janë 100 milionë euro gjithsej të luajtur për skuadrat që mund të dalin në finale. 60 milionë euro janë vënë bast për Anglinë dhe 30 milionë për Brazilin.

* "Mosha mesatare që është e tërhequr nga bastet është nga 16- 25 vjeç", tha analisti për "Bild".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania