Panorama Sport (Albania)

Zyrtarizon De Vraj e Azamoah, Inter: Për Ikardin asnjë ofertë

Administra­tori Antonelo qartëson situatën me kapitenin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Transferim­i i tij ishte çështje e ditur prej kohësh, por dje ka ardhur zyrtarizim­i: Stefan de Vraj është një lojtar i Interit. Qendërmbro­jtësi holandez u mor me parametër zero pas skadencës së kontratës me Lacion. Sipas kontratës të konfirmuar nga klubi milanez, De Vraj do qëndrojë zikaltër deri më 30 qershor 2023. Pak orë më vonë, Interi zyrtarizoi edhe Azamoahn, kontrata e të cilit do skadojë më 30 qershor të 2021-shit.

IKARDI - Kohë afrimesh, por edhe dilemash tek Interi. Pas dy transferim­eve që u zyrtarizua­n dje, të cilave u bashkohen ato të Mateo Politanos, Raxha Naingolani­t (pritet edhe ajo e Lautaro Martinez), mbetet për t'u përcaktuar e ardhmja e Mauro Ikardit, një lajm i shumëpritu­r nga tifozëria zikaltër. Një përcaktim është bërë nga administra­tori i deleguar i klubit, Alesandro Antonelo. "Oferta për IkardinW Deri më sot, asnjë - ka shpjeguar drejtuesi interist. - Mauro është kapiteni i Interit, ekziston një kontratë në fuqi dhe ka gatishmëri nga të dyja palët për të diskutuar

rinovimin, - tha Antonelo për mikrofonët e 'La Politica nel Pallone'. - Do takohemi në javët e ardhshme për të diskutuar dhe shpresojmë të arrihet kënaqësia e të dy palëve". Ikardi ndërkaq, pasi nuk u grumbullua nga kombëtarja argjentina­se për Botërorin rus, po kalon

ditët e fundit të pushimeve së bashku me familjen e tij. Më 9 korrik do nisë në fakt grumbullim­i zikaltër në qendrën stërvitore "Appiano Gentile". Nga data 1 deri më 15 korrik është e mundur, për klubet joitaliane, të derdhin 110 milionë eurot e klauzolës së lirimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania