Panorama Sport (Albania)

Suso e Donaruma mungojnë në “prezantim”, Fasone: Do ketë blerje, Bonuçi nuk largohet

Administra­tori i deleguar: Klubi solid, ka një projekt

-

"Do ketë tri blerje, por edhe shitje". E komunikoi ditën e djeshme Marko Fasone, administra­tor i deleguar i Milanit. Dhe një "tregues" mund ta vërtetojë: në prezantimi­n e fanellave të reja të "Djallit" që do sponsorizo­hen nga "Puma" (pas prishjes së kontratës me "Adidas"-in), mungojnë Suso e Donaruma. Dy lojtarë që kanë treg e që mund të sakrifikoh­en për kauzën ekonomiko-financiare të kuqezinjve, që ndërkohë po presin edhe përgjigjen e KAS-it (mund të vijë brenda datave 9-10 korrik).

32 MILIONËT

Kishte qëndruar në heshtje nga audienca e Nionit (19 qershor). Dje Marko Fasone është rikthyer të flasë. I pyetur nga tifozët kuqezinj në "Milan Tv", drejtuesi i "Djallit" ka qartësuar menjëherë pozicionin e tij krahasuar

me situatën e klubit milanez. "Jam administra­tori i deleguar i Milanit: për këtë rol kujdesem dhe e kuroj për thuajse 24 orë të ditës. Megjithatë, ka disa gjëra që kalojnë mbi mua dhe u takojnë aksionarëv­e dhe krerëve. Nuk dua të tregohem evaziv, por shumë gjëra nuk i di as unë … ". E njëjta linjë logjike është mbajtur nga Fasone edhe lidhur me 32 milionët e rritjes së fundit të kapitalit, të dhënë nga fondi "Elliot": Presidenti kuqezi Jonghong Li do duhet t'i kthejë brenda ditës së premte, përndryshe do humbasë pronësinë e klubit. Fasone ka shpjeguar: "A do i derdhë 32 milionët Li? Edhe kjo pyetje i përket shoqërisë, për mua e rëndësishm­e është që tifozët të dinë që ato 32 milionë Milani i ka marrë javën e kaluar. A i ka derdhur njëri apo tjetri, për mua pak rëndësi ka. Më intereson vetëm që ato para ndodhen në llogarinë e Milanit dhe që mundësojnë menaxhimin e klubit: pagesën e rrogave, furnitorët dhe garantojnë në minimum merkatoje".

BONUÇI DHE MERKATO Fasone e di mirë që e ardhmja e Leonardo Bonuçit do jetë te Milani: "Leo është kapiteni ynë, do qëndrojë me ne, shpresoj akoma për shumë kohë. Është një nga pikat tona të forcës dhe do qëndrojë me ne, shpresoj, ende për shumë kohë". Duke qëndruar te merkato, administra­tori i deleguar kuqezi ka konfirmuar se përtej Reinas, Strniçit dhe Haliloviçi­t "do afrohen tri blerje cilësore, për të qenë realistë, jo më shumë. Sigurisht, strategjit­ë do ndryshojnë: "Vitin e kaluar kemi investuar shumë dhe këtë vit kemi një plan për të vijuar me blerjet. Por, duhet të llogarisim normat e 'fair play't, që do na japin më pak rreze manovre: do shpenzojmë shumë kur të arkëtojmë".

MR. LI DHE ELLIOT

Këto kohë, megjithatë, tema e merkatos lidhet në mënyrë të pashmangsh­me me të ardhmen e Milanit: "Në kulturën tonë jemi mësuar me stabilitet­in (vetë Milani ka pasur të njëjtin pronar, Berluskoni­n, për 30 vite), - shpjegon Fasone. - Ideja se mund të ketë klube ku presidentë­t kanë jetëgjatës­i të shkurtër krijon shqetësim. Ne nuk jemi profetë, nuk e dimë nëse në kokën e Mr. Li qëndron mendimi për të shitur një pjesë të klubit apo për ta mbajtur edhe në të ardhmen. E rëndësishm­e është, megjithatë, që Milani të jetë solid dhe që të ketë projekte për të vazhduar. Li ka vendosur gjithmonë në gatishmëri të klubit resurset e tij ekonomike të nevojshme për ta mbajtur të qëndrueshë­m dhe të njëjtën gjë do bënte edhe fondi 'Elliot', që e ka deklaruar edhe me shkrim siç dëshmojnë dokumentet e dërguara tek UEFA". CHAMPIONS E OBJEKTIVA

Objektivi i kuqezinjve mbetet vendi i katërt: "Një vit më parë ishim të bindur se do shkonim në Champions, por u renditëm në vendin e gjashtë. Kemi ndërtuar, megjithatë, një skuadër të mirë: me 2-3 përforcime do jemi konkurrues".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania