Panorama Sport (Albania)

Xhejms te Lejkërs për 154 mln dollarë

Vetëm 24 orë qëndroi legjenda e NBA-së si lojtar i lirë

- ARTIN LLESHAJ

Lebron Xhejms është lojtari më i ri i Los Anxheles Lejkërs. Nuk u desh shumë kohë, përkundraz­i, "Mbreti" si lojtar i lirë qëndroi vetëm 24 orë e më pas zgjodhi skuadrën e tij të re. Tashmë, Lebron zbarkon në Kaliforni, duke firmosur një kontratë prej 154 milionë dollarësh. Bashkë me "Mbretin", në skuadrën e Los Anxheles vijnë dhe tre përforcime të tjera si MekGi, Stefenson dhe Kalduell-Pop, të cilët do të ndihmojnë në krijimin e një skuadre të madhe. Lebron Xhejms është zgjedhur katër herë "MVP" i sezonit ne NBA, tri herë "MVP" i finaleve, 14 herë në skuadrën e yjeve dhe gjithashtu ka fituar dy herë medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Xhejms arriti akordin me skuadrën e Los Anxheles, duke nënshkruar një kontratë milionere, nga e cila do të përfitojë 154 milionë dollarë (38,5 milionë dollarë në sezon). Kështu "Mbreti" Xhejms me zgjedhjen e bërë sposton sërish ekuilibrat në NBA. Tashmë do të luajë për herë të parë në karrierë në Konferencë­n e Perëndimit, që është e tejmbushur me talente. Lebron do të sfidojë kampionët e Golden Stejt, kundër të cilëve ka humbur tre nga katër finalet e fundit. Xhejms kishte deklaruar gjithmonë që prioriteti për të janë familja dhe fitimi i një titulli të ri kampion në NBA. Me sa duket, zgjedhja e bërë nga Xhejms është ndikuar shumë edhe nga familja, pasi ai posedon dy shtëpi në Brentuod në një nga zonat më të bukura të Los Anxhelosit, ku shpeshherë kalojnë pushimet verore. Gjithashtu, fëmijët e Lebronit që nga muaji qershor ishin regjistrua­r në një shkollë në Los Anxhelos dhe pjesa më e madhe e perandoris­ë financiare të "Mbretit" Xhejms

ndodhet pikërisht në këtë qytet. Duhet thënë se popullarit­eti dhe suksesi i Lebronit jashtë fushe është madje edhe më i madh se në fushë, kështu që me kalimin në qytetin e engjëjve ku ndodhet "Hollywood" mundësitë për yllin e basketboll­it janë të pafundme. Pas

Ohajos, Los Anxhelos duhet konsiderua­r si një shtëpi e dytë për familjen Xhejms. Ndërkohë, Lejkërsat tashmë duhen konsiderua­r si skuadër pretentent­e dhe tashmë pritet të rikthehen fuqishëm në luftën për titull pas një periudhe të gjatë pushimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania