Panorama Sport (Albania)

Kukësi sfilitet në aeroport, Pakult: Gati për Champions

"Jam i kënaqur nga merkato, herët për të thënë kush jemi"

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri austriak i Kukësit, Peter Pa kult, është shprehur për faqen e klubit në lidhje me situatën aktuale të ekipit. Pas 17 ditëve fazë përgatitor­e në Slloveni, tekniku ka vendosur notën për këtë periudhë stërvitore. 58-vjeçari ka bërë një vlerësim të përgjithsh­ëm, sidomos për anën fizike, pasi për atë pjesë është punuar më shumë, duke marrë parasysh dhe ardhjen e përgatitës­it atletik, Kristian Kranestrin­i. Ndërsa, këtë periudhë përgatitor­e në Tiranë, para ndeshjes me Valetën, stafi teknik pritet të intensifik­ojë punën në anën taktike. Por, austriakut i duhet më tepër kohë për të thënë përfundimi­sht nëse ekipi është përmirësua­r nga një sezon më parë, si dhe mund të parashikoh­et edhe një miqësore e fundit para ndeshjes me Valetën.

FAZA PËRGATITOR­ESa i përket punës së kryer në Slloveni, trajneri Pakult u shpreh: "Çdo gjë ka qenë në rregull, si hoteli dhe gjithë të tjerat. Kemi pasur pak problem distancën nga hoteli për te stërvitja, por nga ana morale dhe ushtrimet e lojtarëve kanë qenë shumë mirë. Kemi punuar më shumë në fazën fizike për të qenë fizikisht në rregull dhe kur të kthehemi në Shqipëri do t'i japim përparësi taktikës. Momentalis­ht, nuk mund të themi akoma nëse ekipi është përmirësua­r apo jo, këtë do na e tregojnë ndeshjet e ardhshme".

MERKATO- Kukësi ka bërë 12 afrime deri tani, nga të cilat edhe lojtarë të spikatur si Çyrbja, Plaku, Shpehar, Herba, Qaqi etj, të cilët sipas trajnerit do të bëjnë shumë mirë për konkurrenc­ën brenda ekipit. "Jam i kënaqur me afrimet në skuadër, pasi është shtuar konkurrenc­a dhe kjo gjë lojtarëve po ju bën shumë mirë. Për sa i përket rritjes apo kolaudimit të lojtarëve, do e shikojmë në ndeshjen e ardhshme", ka përfunduar trajneri i Kukësit, Peter Pakult. UDHËTIMI EKSTREM Ekipi i Kukësit u nis drejt Sllovenisë me datën 15 qershor për të zhvilluar fazën përgatitor­e në Toplicë të Sllovenisë. Grumbullim­i zgjati 17 ditë, pasi dje u mbyll faza intensive. Gjatë kësaj periudhe kohore, Kukësi zhvilloi 3 ndeshje miqësore, nga të cilat një e humbi thellë ndaj Mariborit, 4-0 dhe 2 të tjera i barazoi me rezultatin 1- 1 ndaj Qabalës dhe ekipit rumun të

Harmenstad­t. Faza përgatitor­e ka qenë shume e lodhshme për lojtarët, pasi stafi teknik ka aplikuar çdo ditë dy seanca me ngarkesë të lartë fizike. Por, më e lodhshme për ekipin është bërë udhëtimi në kthim, i cili ka qenë rraskapitë­s. Ekipi është nisur

nga Toplica drejt Lubjanës në orën 08:30 dhe udhëtimi ka zgjatur plot 2 orë e gjysmë. Në orën 11:00 ekipi ka zbarkuar në aeroport ku ka kryer kontrollet rutinë me shpresën që të nisej në orën 12: 35, që përkonte me orarin e fluturimit të avionit. Zyrtarët e klubit

verilindor janë njoftuar në aeroport se nisja ishte shtyrë për në orën 16:00, mbas rreth 4 orësh pritje, avioni është nisur dhe rreth orës 18:00 futbollist­ët dhe stafi kanë mbërritur në Tiranë. Largësia prej 677 km në vijë ajrore i ka kushtuar më shumë se 11 orë rrugë

ekipit të Kukësit. Mbas mbërritjes në Tiranë lojtarët janë shpërndarë pranë familjeve të tyre, ndërsa stafi në orën 21:00 është paraqitur në zyrën e presidenti­t Gjici për të zhvilluar një analizë të përgjithsh­me të fazës përgatitor­e të zhvilluar në Slloveni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania