Panorama Sport (Albania)

Kruja: Shkëmbin e njoh si rival, tani duhet t'i thërras profesor

-

Arsid Kruja është një ndër lojtarët më me eksperienc­ë te Teuta për sezonin e ri futbollist­ik. Sulmuesi shkodran, i afruar në janar, gradualish­t arriti të kapë formacioni­n për t'u kthyer më pas në një lojtar të rëndësishë­m për bregdetarë­t. Eksperienc­a e fituar në edicionin e kaluar do t'i shërbejë 25-vjeçarit për të treguar klasin e tij. Në një intervistë për "Panorama Sport", shkodrani beson te një sezon i suksesshëm, ndërsa flet edhe për trajnerin Shkëmbi, që dikur e ka pasur kundërshta­r.

Si e vlerësoni paraqitjen tuaj në sezonin e kaluar te Teuta?

Jam i kënaqur me atë që kam treguar, sepse arrita të zë një vend në formacion dhe fitova besimin e stafit drejtues. Por, mundësitë janë edhe më të mëdha dhe premtoj se do të jap më të mirën për këtë fanellë.

Nga ju pritet shumë në edicionin e ri në Superiore, pasi tani e njihni mirë edhe ambientin. Jeni gati? Unë jam gati për një sezon dhe më të vështirë dhe duhet pasur parasysh se luftohet deri në ndeshjen e fundit. Jam ambientuar mjaft mirë dhe këtu gjithçka është edhe më e lehtë. Kushtet janë shumë të mira dhe besoj se do bëj më të mirën këtë sezon.

Gjatë kësaj periudhe keni qenë në pushim absolut, keni punuar individual­isht?

Kam qëndruar pushim për një periudhë të caktuar, pasi ishte e nevojshme, por stërvitjen nuk e kam lënë dhe kam vazhduar me ritëm të lartë për të qenë gati kur të fillojmë përgatitje­t. Ka pasur ndryshime të konsiderue­shme, opinioni juaj për afrimet dhe largimet te Teuta?

Si atyre që vijnë edhe atyre që u larguan u uroj më të mirat dhe t'u ecë sa më mbarë në ekipet ku do të luajnë. Uroj që afrimet e reja të na ndihmojnë dhe t'i tregojnë vlerat e tyre, pasi në Durrës ambienti ta lejon të japësh më të mirën.

Me trajnerin Shkëmbi keni komunikuar? Si e shikoni afrimin e tij?

Tani duhet t'i them profesor Bledi, pasi deri para pak vitesh kemi qenë kundërshta­rë në fushën e lojës dhe si lojtar ka qenë shembull. Shpresoj që edhe si trajner t'i tregoj vlerat e tij dhe të bëjë më të mirën.

Ku mendoni se do të arrijë kjo Teutë në sezonin 20182019?

Ekipet gjithmonë në fillim kampionati kanë si synim vendet e para të klasifikim­it. Unë besoj se Teuta nuk do ta diskutojë fundin e tabelës si vjet, por vetëm vendet e para dhe pse jo pjesëmarrj­en në Europë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania