Panorama Sport (Albania)

Partizani “alergji” nga senatorët, ja revolucion­i i ri

Nuk fituan asgjë në 5 vite, klubi ndryshon brezat

- ILIR CARA

Partizani i presiden tit Gaz Demi ka ni sur përgatitje­t për sezonin e gjashtë në Superiore. Por ky edicion pritet të jetë ndryshe nga pesë të shkuarit, pasi shikohet qartë ndryshimi i brezave. Të kuqtë i ka kapur "alergjia" nga senatorët. Revolucion i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithsh­ëm, Olsi Rama, ka nisur që pas shuarjes së influencës italiane. Në janar u larguan një dorë e mirë e senatorëve, proces i cili ka vijuar edhe tani. Partizani afroi 24 lojtarë në dy merkatot e sezonit të shkuar. Ata që erdhën në verë dolën në përgjithës­i të pavlefshëm. Ndërsa në janar u afruan lojtarë, të cilët i duheshin ekipit jo vetëm për pjesën e dytë të sezonit, por edhe për të vijuar projektin e nisur nga drejtori Rama. Duke parë që të ashtuquajt­urit "garda e vjetër" ose senatorët nuk arritën të sillnin suksesin për pesë sezone me radhë, drejtuesit që në janar nisën spastrimin e tyre dhe duke i zëvendësua­r kryesisht me lojtarë me moshë të re, te të cilët mund të bazohet projekti afatgjatë i drejtuesve. Në verën e shkuar u afruan 15 lojtarë, por nga ata kanë mbijetuar vetëm Gerhard Progni, Edgar Çani dhe Jasir Asani. Nga nëntë të afruarit në janar, vetëm Emran Ramadani është larguar. Kjo tregon se ata që erdhën në dimër kanë qenë llogaritur si pjesë e revolucion­it të kuq, që si synim kishte ndryshimin e brezave te Partizani. SENATORËT E LARGUAR

Spastrimi i të ashtuquajt­urës "garda e vjetër" nisi në verën e vitit të shkuar me Mentor Mazrekajn. Me ardhjen e drejtorit Rama, largimi i senatorëve u përshpejtu­a, ku në janar iu dha dora, Xhevahir Sukajt, Emiljano Vilës, Gëzim Krasniqit, Renato Malotës dhe të riut Realdo Fili. Në përfundim të sezonit të fundit u larguan pas një kontributi katërvjeça­r kapiteni Idriz Batha dhe mbrojtësi Arbnor Fjezullahu. Gjithashtu u ndërpre bashkëpuni­mi edhe me mbrojtësin Blerim Kotobelli.

TË MBIJETUARI­T Portieri Alban Hoxha dhe mbrojtësi Labinot Ibrahimi janë lojtarët e vetëm që u kanë mbijetuar furtunave, pasi ata vijojnë që kur "demat" u kthyen në Superiore, në sezonin 2013-2014. Pas tyre vjen mesfushori Lorenc Trashi, që iu bashkua të kuqve një sezon më vonë, 2014-2015. Partizani ka kryer 101 përforcime në 5 sezonet e shkuara dhe statusin e senatorit tashmë e gëzojnë vetëm tre të mësipërmit, ndonëse për nga mosha dhe kontributi ndër vite me "demat" këtu futen edhe portieri Xhika, Progni dhe Kalari. Nisur nga afrimet e kryera dhe mosha e re e lojtarëve, i bie që Partizani më shumë po mendon për të ardhmen sesa për triumfin e menjëhersh­ëm këtë sezon.

 ??  ?? Xhixhiua
Krasniqi
Fejzullahu
La Kamera
Malota
Vila
Sukaj
Batha
Basrak
Adorjan
Xhixhiua Krasniqi Fejzullahu La Kamera Malota Vila Sukaj Batha Basrak Adorjan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania