Panorama Sport (Albania)

Luftëtari shkëlqen në miqësore, mund edhe rumunët e Voluntarit

Skuadra e trajnerit Kostiç duket gati për sfidën e Europës

-

Faza përgatitor­e e Luftëtarit në Slloveni ka ecur mbarë dhe pasqyrë e punës së kryer nga trajneri Millosh Kostiç janë edhe rezultatet që kanë arritur gjirokastr­itët në miqësoret e zhvilluara atje. Dje Luftëtari ka luajtur testin e tretë ndaj rumunëve të Voluntarit, takim i cili është fituar nga bluzinjtë me rezultatin 10. Golin e fitores e ka shënuar sulmuesi veteran Mario Gurma në minutën e 77-të të sfidës. Sulmuesi 36- vjeçar, ka vetëm dy ditë që stërvitet me Luftëtarin dhe është afruar në ekip si një alternativ­ë për qendrën e sulmit, ku si titullar shikohet Vasil Shkurtaj. Gjithsesi, përvoja bën të sajën dhe Gurma ka goditur në shenjë që në fillim për skuadrën e drejtuar nga trajneri slloven, Millosh Kostiç. Luftëtari e nisi ndeshjen me formacioni­n që mendohet se do të jetë titullar edhe ndaj letonezëve të Ventspils më

12 korrik. Kostiç hodhi këtë formacion nga minuta e parë: Bukovski, Liçaj, Rrapa Janiçiç, Rapo, Ramadani, Aleksi, Milosavlje­v, Vucaj, Bregu, Shkurtaj.

Nisur nga formacioni i djeshëm që nisi si titullar ndaj Voluntarit, ndaj letonezëve pritet të ketë një ndryshim, ku Xhekson pritet të jetë titullar në

të majtë të mbrojtjes. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0- 0. Në të dytën trajneri Kostiç bëri ndryshime të shumta, pasi u aktivizuan Hyseni, Cekaj, Janku, Açka, Gurma, Oshafi, Ymeraj, Bellai dhe Molla. Pas dy fitoreve të para, ndaj Rabotniçki­t dhe Aluminiji, Luftëtari konfirmon formën e mirë, në prag të ndeshjes në Europa League ndaj Ventspils, pasi dje mposhti 1-0 edhe rumunët e Voluntarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania