Panorama Sport (Albania)

Priten “spastrime”, grupi do të reduktohet

* Stafi teknik ka menduar të largojë disa nga lojtarët që janë në provë

-

Vjen koha e "spastrimev­e" te Kastrioti. ^ita e sotme do të jetë vendimtare për disa nga futbollist­ët që po provohen në Krujë. Stafi teknik ka menduar që numri i lojtarëve të reduktohet, ndaj prej kohësh ka filluar që të bëjë edhe "filtrat" mes atyre që mund t'i shërbejnë për sezonin e ri dhe atyre që mund ta mbyllin pa e nisur përvojën me skuadrën e sapongjitu­r në elitë. Sakaq, fundjava do të jetë përcaktues­e edhe për pjesën tjetër të futbollist­ëve, duke qenë se po programohe­t një miqësore. Gjasat jenë që kundërshta­r të jetë Kukësi, por kjo ende nuk është vendosur përfundimi­sht. Zhvillime do të ketë edhe për merkaton në hyrje, pasi ka shumë të ngjarë që po këtë javë grupit t'i bashkohen edhe tre lojtarët e shumëpritu­r, konkretish­t: Atsina, Mitchel dhe Françisko. Me ta është arritur akordi, megjithatë vetëm kur të shkelin në Krujë, mund të ketë vend edhe për konfirmime. Nga ana tjetër po punohet edhe për ndonjë përforcim cilësor dhe drejtuesit kanë disa alternativ­a në tavolinë. Por krutanët refuzojnë të publikojnë emrat për shkak se negociatat ende nuk janë mbyllur. MU GO Ë PREZA TIMET

Krutanët kanë arritur akord me disa futbollist­ë apo edhe kanë bindur lojtarët ekzistues për të rinovuar, por nuk janë ngutur të bëjnë prezantime­t. ^uket paksa e çuditshme, pasi sezonin e shkuar çdo futbollist është prezantuar në faqen zyrtare të klubit, por këtë sezon konfirmime­t kanë munguar. Mbase drejtuesit duan që të tregohen të matur në këtë drejtim dhe zyrtarizim­et do të vijnë pasi të hidhen edhe firmat mbi kontratë. P

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania