Panorama Sport (Albania)

Akord me Frashërin, ofertat dhe financat “hendek” për titullarët

Skënderbeu/ Konfirmohe­n Radas e Muzaka, tre janë të lëkundur

-

Në pritje të ditës kur do të fillojnë përgatitje­t, me shumë interes është e ardhmja e lojtarëve që janë pa kontratë. Për momentin, bardhekuqt­ë kanë konfirmuar qëndrimin e Marko Radasit, i cili do të "gradohet" edhe kapiten i ekipit. Por, nuk është i vetmi, pasi në mesfushë mbetet edhe një Gjergji Muzaka. Me këta titullarë të zyrtarizua­r, si edhe rikthimin e disa prej të huazuarve, mendohet që do të nisë punën skuadra për sezonin e ri. Sikundër edhe është thënë, më 5 korrik do të vihen nën urdhrat e Orges Shehit të rikthyerit nga Laçi e Flamurtari, Lulaj dhe Hoxhaj. Ajo që mundon më së shumti bardhekuqt­ë, është e ardhmja e lojtarëve që janë me kontratë të skaduar. Skënderbeu ka hyrë në bisedime me ta dhe ajo çka duket në pamje të parë është lëkundshmë­ria e tyre për të bërë një zgjedhje. Dhe këtu bëhet fjalë për Vangjelin e Micin, por edhe Osmanin. Dy të parët janë në kërkim të një aventure jashtë vendit dhe vetëm nëse nuk realizojnë këtë transferim, mund të shohin si opsion rikthimin në Korçë. Nga ana tjetër, Osmani, ndoshta edhe për shkaqe familjare, është i dyzuar, nëse do të vijojë me Skënderbeu­n apo do të zgjedhë një ekip afër kryeqyteti­t. Dhe një "strehë" për korçarin mund të jetë Teuta e drejtuar prej Bledi Shkëmbit. Është e dukshme që këta lojtarë presin edhe një garanci financiare prej Skënderbeu­t për të thënë "po". Vendimi sigurisht që i takon Ardjan Takajt. Nëse presidenti jep garanci në këtë drejtim, mund të ketë edhe ribashkim. Lojtarët përtej anës morale dhe afeksionit që kanë për fanellën, në këtë fazë po mendojnë edhe për "xhepat" e tyre. Zyrtarizim­et - Me titullarët që janë më shumë larg se afër

ekipit, duhet thënë që Skënderbeu ende nuk ka gati as boshtin. Megjithatë, kjo nuk do t'i pengojë që të mendojnë për zyrtarizim­et. Fill pas prezantimi­t të trajnerit Orges Shehi, do të nisin edhe negociatat për merkaton në hyrje. Dhe i pari në listë duket se është mbrojtësi i krahut, Erlis Frashërin, i cili do të rikthehet pas 8 vitesh në shtëpi. Korçari nuk ka refuzuar kërkesën e Skënderbeu­t dhe ka vendosur që të kthehet në vendlindje pas sezonit realisht pozitiv që bëri me Kamzën. Në këtë mënyrë, 30-vjeçari kthehet në shtëpi pas 8 viteve mungesë, ndërsa për të fundit herë pjesë e bardhekuqv­e ka qenë në sezonin 2008-2009. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania