Panorama Sport (Albania)

Vllaznia si market, titullarët joshen nga ekipet e tjera

-

Lojtarët e Vllaznisë janë ende të paqartë për të ardhmen e tyre. Mosfillimi i punës në klubin shkodran ka bërë që çdokush të jetë i paqartë për të ardhmen e tij. Kjo, për më tepër pasi në drejtim të disa prej lojtarëve që janë ende nën kontratë me këtë klub nuk kanë munguar që të vijnë edhe oferta konkrete. Nga sa mësohet, në drejtim të mbrojtësit Denis Pjeshka kanë ardhur sinjalet e para, por dëmtimi i tij në gju mund të ketë jo pak ndikim edhe tek e ardhmja e tij me Vllazninë. Por, ashtu siç është bërë e ditur, nuk kanë munguar oferta as për Gurishtën. Por, edhe dy mbrojtësit e tjerë, Gocaj e Marku, mësohet se po kërkohen nga klube të Superiores. Megjithatë, ajo që po mban peng gjithçka është mosfunksio­nimi i klubit. Mungesa e një administra­tori dhe një trajneri e kanë bërë situatën kaotike. Ajo që flitet është se klubi do të ulë pagat e disa prej lojtarëve ekzistues. Kjo mund të bëjë që ata të mos i pranojnë ato dhe si rrjedhojë mund të kërkojnë edhe divorcin me klubin shkodran.

Situata - Te Vllaznia nuk po vuajnë vetëm për të gjetur drejtuesit e klubit apo stafin teknik të saj, por një tjetër vuajtje do të jetë edhe gjetja e emrave të duhur për të krijuar një ekip cilësor që të mos e diskutojë ngjitjen. Me sa duket, për stafin e ardhshëm teknik problemet do të jenë jo të pakta për të ndërtuar skuadrën. Pjesa më e madhe e lojtarëve, sidomos ata jabanxhinj, janë larguar. Po ashtu është larguar edhe treshja Kalaja, Çinari e Vucaj. A.Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania