Panorama Sport (Albania)

Ngjitja, Elbasani rikthen Filen

Revolucion nis nga akademia, ish-tekniku pritet të bëjë rolin e drejtorit teknik

- VLADIMIR MEMA

Në Elbasan do të synojnë që sezo nin e ardhshëm të formojnë një skuadër që do të tentojë elitën ose, të paktën, kështu shpresojnë të ndodhë në këtë klub. Fakti që elbasanasi­t prej katër vitesh nuk militojnë në Superiore, e ka kthyer në detyrim që ta synojnë me çdo kusht elitën, në mënyrë që të mos vazhdohet akoma më gjatë me mungesën në elitë. Mësohet se drejtuesit po bëjnë gati edhe stafin që t'i mundësojë skuadrës realizimin e objektivav­e, ku pas lakimit të Nevil Dedes si trajner të ardhshëm të verdhebluv­e, pritet rikthimi i Ilirjan Files, kësaj here në postin e drejtorit teknik. File është

trajneri i fundit që ka ngjitur Elbasanin nga Kategoria e Parë në Superiore dhe nga ana e drejtuesve verdheblu shihet si njeriu që mund t'i ndihmojë shumë për realizimin e objektivav­e, për më tepër që e njeh shumë mirë ambientin dhe problemet në kampin elbasanas. Sigurisht, tani nuk bëhet më fjalë për rikthimin e tij si trajner, edhe pse ky opsion nuk përjashtoh­et përfundimi­sht, por si pjesë e stafit të ngushtë në klub.

STRATEGJIA

Nëse Ilirjan File do të zyrtarizoh­et në të ardhmen si drejtor teknik i klubit verdheblu, pritet që t'i lihet dorë e lirë më së shumti tek akademia e klubit. Flitet për një "revolucion" te moshat, ku mund të ketë këmbime trajnerësh me njëri- tjetrin ose afrime të teknikëve të rinj dhe kjo detyrë pritet t'i lihet Files për sa i përket përzgjedhj­es së tyre. Gjithsesi, për momentin bëhet fjalë vetëm për bisedime fillestare mes palëve, sepse nuk dihet ende se çfarë synimesh do të kenë verdheblut­ë për këtë sezon, pavarësish­t dëshirës

për të qenë pretendent­ë për në Superiore. Megjithatë, zërat më të fundit që qarkullojn­ë për kompletimi­n e stafit tregojnë se gjërat kanë filluar të lëvizin në klubin elbasanas, edhe pse duhet ende kohë për të parë se çfarë do të ndodhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania