Panorama Sport (Albania)

Partizani i Gegës e nis me fitore, Çani nga stoli

-

Partizani ka zhvilluar dje në Ohër miqësoren e parë të kësaj minifaze përgatitor­e që po kryen në prag të ndeshjes me Mariborin më 12 korrik, e cila është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Europës. Kundërshta­ri ishte klubi i sapongjitu­r në Superligën maqedonase, Makedonija Gjorçe Petrov. Goli i mbrojtësit Labinot Ibrahimi në minutën e 17-të vendosi miqësoren, e cila ishte debutuese për trajnerin Skënder Gega. Ky i fundit vëzhgoi për herë të parë në kushte loje skuadrën e kuqe, që në emra ishte e njëjtë me atë që mbylli sezonin nën drejtimin e Klevis Dalipit. Gega preferoi skemën 4-1-4-1, teksa në portë e nisi kapiteni Alban Hoxha. Në mbrojtje u preferuan Ibrahimi dhe Kalari nga krahët, ndërsa në qendër dyshja Gojkoviç-Belica. Në rolin e kontrollor­it përpara mbrojtjes u vendos Telushi, ndërsa më të spostuar në qendër ishin Mala dhe Trashi. Nga krahët e mesfushës në rolin e sulmuesit të "maskuar" ishin Bardhi dhe Asani. Ndërsa si qendërsulm­ues Gega kishte vendosur Gerhard Prognin, duke lënë në stol Edgar Çanin, i cili me sa duket nuk ka arritur ende gjendjen optimale fizike për ta nisur nga minuta e parë. Sfida u zhvillua që në orën 14:00 në stadiumin "Bilianini Izvori" të Ohrit, teksa moti i nxehtë ndikoi jo pak në lojën e skuadrës. Gjithsesi, të dy trajnerët iu dhanë mundësinë thuajse të gjithë futbollist­ëve që kishin në dispozicio­n. Partizani ishte më konkret në lojën e tij, duke rrezikuar disa herë me Prognin dhe Asanin, derisa gjeti golin e avantazhit me mbrojtësin Ibrahimi. Në pjesën e dytë trajneri Gega provoi edhe elementët e rinj, të ardhur rishtass te Partizani. Mesfushori Riza Zhdrella dhe mbrojtësi Eneo Bitri debutuan me fanellën e kuqe, ndërsa u aktivizuan edhe Çani, Hysenaj, Kulum e portieri Xhika. Pavarësish­t rasteve të shumta për shënim, miqësorja u mbyll me shifrat 1-0 për të kuqtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania