Panorama Sport (Albania)

Teuta sot në fushë, “hall” për skemën

Trajneri pret që para nisjes në Itali të ketë nën urdhra një grup të kompletuar

-

Sot në orën 18:00, zyrtarisht "djemtë e detit" fillojnë përgatitje­t për sezonin e ri. Pasi është konfirmuar se faza përgatitor­e do të zhvillohet në Rimini të Italisë, aty ku qëndruan edhe një vit më parë, drejtuesit së bashku me trajnerin po punojnë për merkaton. Megjithatë, shqetësimi për stafin teknik nuk është vetëm plotësimi i kontingjen­tit me lojtarë cilësorë, por edhe moduli i lojës. Bledi Shkëmbi preferon të ketë disa alternativ­a dhe në këtë pikë ka disa pakënaqësi. E para qëndron te lojtarët që pritet të afrohen dhe fakti se kur do të jenë gati për skuadrën, kur dihet që ekipi sot nis punën. Kondicioni fizik është shumë parësor dhe në rast se i gjithë grupi nuk është i plotë përpara nisjes për në Itali, kjo mund të ndikojë në aktivitet. Gjithashtu, shumë e rëndësishm­e është edhe moduli që trajneri do të aplikojë, por vendosja e Teutës në fushë varet shumë prej lojtarëve që ka në organikë. Gjatë sezonit të kaluar, durrsakët luajtën me skema të ndryshme, duke filluar nga 4-2-3-1, 4-4-2, 4-4-1-1, 4-5-1. Nga skuadra e vitit të kaluar janë larguar disa emra të rëndësishë­m si kapiteni Arbër Çyrbja, i cili mund të luante në disa role apo edhe Anel Dediç, Ardit Hila e Masahudu Alhasan. Në këtë pikë, mesfusha është reparti që ka pësuar ndryshimet më të mëdha. Shkëmbi mund të aplikojë një modul të ri, duke u bazuar te kontingjen­ti me një mesfushë në formë rombi apo edhe me dy lojtarë në krahë, pasi ka në dispozicio­n Beqjan dhe Vilan, që janë shumë të shpejtë, por edhe Krujën që mund të bëjë edhe "xholin". Edhe Hakaj ka luajtur si mesfushor krahu, ndaj është si opsion. Gjithsesi është ende herët të flitet për formacioni­n, pasi pas stërvitjev­e të para dhe mbi të gjitha ndeshjeve miqësore, mund të kristalizo­het Teuta e re. D.Xhepollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania