Panorama Sport (Albania)

“Ata” ikën, por ka të tjerë...

- Nga BESNIK DIZDARI

Deri para pak kohëve, askush nuk e mendonte se Shqipëria do të bëhej një nga pjesëmarrë­set e turneut fundor ( nal) të Kampionati­t Europian. Por u bë. Bota, megjithatë, nuk po ndërron shumë, por prapë po ndërron. Dhe ndërrimi qëndron në atë që “të vegjlit” kërkojnë jo t’i s - dojnë të mëdhenjtë, por t’iu afrohen. Në sport kjo ndoshta po ndodh edhe më fort.

Për shembull...

Deri para pak kohëve, askush nuk e mendonte se Shqipëria do të bëhej një nga pjesëmarrë­set e turneut fundor (final) të Kampionati­t Europian. Por u bë. Bota, megjithatë, nuk po ndërron shumë, por prapë po ndërron. Dhe ndërrimi qëndron në atë që "të vegjlit" kërkojnë jo t'i sfidojnë të mëdhenjtë, por t'iu afrohen. Në sport kjo ndoshta po ndodh edhe më fort. Për shembull, siç fiksojnë kronistët e mençëm, në NBAnë e Amerikës sot, plot 42 shtete të huaja kanë lojtarë të tyre. Dhe janë plot 109 lojtarë të huaj. :ka jo shumë kohë më parë, assesi nuk mund të mendohej. Ndodhi që në sportin e tenisit Rumania me Simona ;alepin të fitojë Roland Garrosin e Botës. Ndërkaq, në < ojërat Olimpike të Rio de =anieros, plot 97 vende fituan medalje (natyrisht jo Shqipëria, por Kosova po). Deri edhe >ietnami. Një rekord epokal?

A po ndryshon, pra, kësisoj, edhe bota e futbollit@

>ështroni tash renditjen "time" të Botërorit. E quaj "timen", sepse në mënyrën time e përpiloj mbas çdo Kampionati Botëror:

Siç e shihni, 9 vendet e para janë ende bosh. Ndërsa 24 vendet e tjera u përcaktuan. E vëreni se në thelb kjo është një renditje disi tronditëse. Hoftë dhe me rastet e Spanjës e të Danimarkës, të cilat janë eliminuar pa humbur asnjë ndeshje?...

Gjermania - Kampione e Botës në fuqi, është vetëm e 2B-ta. Spanja - Kampione e Botës e shifrës kalendarik­e "2010", është e 10-ta. Portugalia e G ristiano Ronaldos është 1 A - ta. Ndërsa Argjentina e <ionel Messit - dy herë Kampione e Botës - është thjesht e 16-ta. D lë mbrapa Kolumbia, që është e C-ta.

A është kjo "rënia e Perëndive", siç përcaktoi një vëzhgues@ Nuk mund të thuhet megjithatë. Më saktë është të qëndrosh tek e mësipërmja: "Nshtë ndërrimi i Botës, në këtë rast, edhe i botës së futbollit".

Kush ka mbetur prej të mëdhenjve@ Brazili në radhë të parë. Mandej Franca, në radhë të dytë. E nuk e di a duhet thënë Anglia në radhë të tretë. D pari është Mbreti i Kupës së Botës me B të fituara. Dy të tjerat vetëm me nga 1 titull, ta do mendja se vijnë mbas tij. Mirëpo, Uruguai "antik" me dy tituj të Botës, 1 të Paraluftës ( 1 C A 0) dhe 1 të Mbasluftës (1CB0), sot me emra të tillë si Gavani e Suarez, mund të të befasojë gjithçka në krejt ngjyrat e tij spanjolle (nja B emra të tillë). E pra, a nuk të duket gjithçka normale kur në tetëshen mëtuese kemi katër Kampionë të Botës: Brazil, Francë, Angli, Uruguai@

Dhe ja tek i keni katër të tjerët: Rusia në radhë të parë, sepse luan në fushën e vet. Kroacia në radhë të dytë, sepse midis lojtarëve të saj gjenden ashtu si tek Uruguai,"mbeturinat" e gjigantit Spanjë që iku: Modric e Kocvacic të Realit të Madridit, >rsaljko i Atletiko të Madridit dhe Rakitic i Barcelonës. Kjo është Kroacia e Ballkanit "tonë", e cila për një çast të duket se mund të shpëtojë sadopak nderin e lamtumirës së Kampionati­t të Spanjës prej këtij Botërori. Nshtë Kroacia më "joballkani­ke" se kurrnjiher­ë: midis 2A lojtarëve të saj vetëm dy luajnë në Kroaci: Bradaric dhe portieri rezervë <ivakovic. Dhe e dini se me kë do të ndeshet@ Me Rusinë vendëse, e cila prej të 2A-ve të saj vetëm dy luajnë jashtë Rusisë: Gherychev i >illareal të Spanjës dhe portieri rezervë Gabulov i Bruges të Belgjikës. Pa dyshim, kjo është ndeshja me karakterin më strategjik të futbollit. Do të jetë kjo Rusia - Kroacia, pra, - ndryshe Europa kozmopolit­e kundër Rusisë autoktone. Natyrisht, jo një betejë napolenian­e. Aq më tepër, që ende nuk dihet nëse në fushatën legjendare për te Moska, Napoleoni pat pasë ushtarë nga BallkaniL

Ndërkaq, për tri ndeshjet e tjera, të duket sikur askush nuk do t'ia dijë: Uruguai - Franca, Brazili - Belgjika, Suedia - Anglia...

Një gjë është e qartë: kësaj radhe, askush nuk po guOon të parashikoj­ë se cili mund të jetë Kampioni i Botës 2019. Sidomos kur kujton se tri nga 9 ndeshjet e 1P9-tave erdhën prej 120 minutave lojë dhe prej 11-metërshave.

Mos u mërzisni? Në tetëshe, pra, kemi plot 4 kampionë të mëparshëm të Botës. Dhe kjo tregon se me gjithë përjashtim­et e sundimtarë­ve të hershëm, prapë nuk jemi pa gjë. Kemi Rusinë, që me shumë modesti para Kampionati­t, nuk e mendoi assesi veten për mëtuese, e tash kushedi ? L Kemi Anglinë enigmatike pa asnjë njeri, që e ka emrin Boby Ghartton, po e cila në qetësinë e saj britanike, kushedi se çka mund të bëjë. Aq më tepër kur kujton se ka shënuesin më të mirë të Kampionati­t, Kane me 6 gola, dhe e cila qysh tash ka vendosë rekordin si skuadra e vetme, e cila të 2A lojtarët i ka të kampionati­t të vet, të Anglisë pra. Kësisoj, veçse ta shton respektin dhe shpresën për tejet lart. Kemi Uruguain stoik si trajneri i tij i papërkulur, 71-vjeçari Oscar Eabarez. Eeksa kemi Begjikën e Adnan =anuzajt "tonë", ndonëse aspak nuk është i yni, ndaj të cilit "federalist­ët" (ata të FS;Fsë), nuk patën lënë epitet përçmues pa i vënë. Kemi Suedinë, e cila në gjakftohtë­si e qetësi mund t'ua kalojë edhe anglezëve. Kemi Francën e sensacioni­t me emrin Kylian Mbappe - me babë nga Kameruni e nënë nga Algjeria - të dy sportistë të mëparshëm (futbollist baba dhe hendbollis­te nëna). N shtë një djalosh, i cili 17 vjeç është bërë Kampion i Europës me 1C-vjeçarët dhe prej këtu drejtpërsë­drejti në Kombëtaren e Francës duke debutuar me të vetëm 19 vjeç?

Kështu pra, ata ikën. Si e përse, kjo do kohë për t'u përimtuar. Për përjashtim­in e Gjermanisë - Kampione në fuqi - në vështrimin taktik, u tha se ajo nuk kishte sulmues krahu e as qendërsulm­ues mirëfilli. Por vulën kësaj ia vuri Oliver Bierhoff - shefi i të gjitha ekipeve kombëtare të Gjermanisë - kur tha: "Duhet të prodhojmë qendërsulm­ues dhe djem që dinë të driblojnë?". Ndërsa dikush tjetër shtoi: "Mjaft më me muskujt, që i kemi aq shumë prej sa e sa kohësh?".

E gjermanët kanë bukur B2 qendra teknike për formimin e futbollist­ëve.

"Rënia e Perëndive të futbollit", në të vërtetë ende nuk mund të ketë ardhur. Më saktë është të pranosh se edhe bota e futbollit mund të ndryshojë paksa, ashtu si edhe bota tjetër. Ndonëse ata prapë do të kthehen. Për këtë mjafton të shohësh <ibrin e Artë të Kampionëve të Botës për të kuptuar sesi ata janë kthyer përsëri. Por ajo që na duhet të pranojmë, është kjo tjetra: rikthimet nuk do të jenë aq të lehta si dikurL

IE gjermanët kanë bukur B2 qendra teknike për formimin e futbollist­ëve. JRënia e Perëndive të futbollit K, në të vërtetë ende nuk mund të ketë ardhur. Më saktë është të pranosh se edhe bota e futbollit mund të ndryshojë paksa, ashtu si edhe bota tjetër. Ndonëse ata prapë do të kthehen. Për këtë mjafton të shohësh <ibrin e Artë të Kampionëve të Botës për të kuptuar sesi ata janë kthyer përsëri. Por ajo që na duhet të pranojmë, është kjo tjetra: rikthimet nuk do të jenë aq të lehta si dikurL M

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania