Panorama Sport (Albania)

Meksika “mallkon” Brazilin

Belgët me sulmin më të mirë, do të jetë etëm një duel për... gola

-

Brazili dhe Belgjika do të luajnë ndeshjen më të rëndësishm­e të tyre në këtë Botëror. Skuadrat shihen si favorite për të fituar trofeun në fund, kjo bazuar në performanc­ën e tyre gjatë turneut. Brazilianë­t kanë ringjallur pas dështimit në Botërorin e zhvilluar në shtëpinë e tyre dhe tani kërkojnë të qepin yllin e gjashtë në gjoks. Belgjika nga ana tjetër kërkon të bëjë histori duke fituar për herë të parë Botërorin nën drejtimin e trajnerit Martinez, që ka krijuar një skuadër të frikshme me shumë lojtarë të talentuar. Trajneri Tite i druhet kundërsulm­it belg që, i ekzekutuar në mënyrë të mirë, mund të jetë fatal për skuadrën e tij. Brazilianë­t gjithsesi janë më kompaktë në mbrojtje dhe kanë pësuar vetëm një gol në katër ndeshje, i vetmi ai ndaj Zvicrës në ndeshjen e fazës së grupeve. Takimi përfundoi 1- 1 dhe goli i shënuar nga zviceranët u kontestua nga Brazili, pasi u shkaktua me faull. Sot dueli pa dyshim do të zhvillohet në sulm, ku të dyja skuadrat kanë lojtarë shumë të mirë në fazën sulmuese. Nejmar-Kutinjo-Zhezus apo Lukau- MertensHaz­ard? Ndërkohë, në mesfushë Brazili duket se ka më kualitet në krahasim me belgët. Paulinjo-Kasemiro është dyshja që ka balancuar në mënyrë perfekte repartet e sulmit dhe mesfushës. Te Belgjika Vitsel- De Brujne janë motorët e skuadrës, të cilët furnizojnë treshen sulmuese.

* Nga Botërori i vitit 1994 deri në 7 Botërorët pasardhës, cila skuadër mund Meksikën në fazën e 1/8-ave nuk e fiton kurrë kupën. Një statistikë që tremb brazilianë­t. Në vitin 1994 e eliminoi Bullgaria dhe ata u eliminuan në gjysmëfina­le. Në vitin 1998 ishte Gjermania që e pësoi duke u eliminuar në fazën e ardhshme kundër Kroacisë. Në Botërorin e vitit 2002, ishte SHBA- që eliminoi Meksikën dhe u eliminua nga Gjermania në çerekfinal­e. Ndërsa katër vite më vonë, Argjentina eliminoi Meksikën dhe u eliminua nga "panterat". Në Botërorin e vitit 2010, meksikanët u eliminuan nga Argjentina dhe më vonë e pësuan nga Gjermania. Por mallkimi meksikan godet edhe në 2014, ku e pësoi Holanda. Ekipi i Van Gal në atë kohë e eliminoi në fazën e 1/8-ave dhe u eliminua në gjysmëfina­le.

* Brazili arriti të shkonte për herë të 7-të radhazi në një çerekfinal­e të Kupës së Botës.

* "Seleçao" ka tetë ndeshje që nuk pëson gol nga 9 gjithsej.

* Skuadra e Tites nuk humbet që prej 15 ndeshjesh, ajo ka 11 fitore dhe 3 barazime.

* Vetëm një gol të pësuar në katër ndeshje në Rusi, Brazili konfirmohe­t i fortë në mbrojtje.

* Belgjika ka 23 ndeshje pa humbje. Ata kanë 18 fitore dhe 5 barazime.

* Ata janë skuadra e parë në këtë Botëror që kanë fituar pasi ishin në dy gola disavantaz­h, kjo nuk ndodhte prej 48 vitesh në një fazë të 1\8-ave.

* Belgët kanë shënuar 12 gola në turne, duke humbur vetëm një herë në 9 ndeshje të një Botërori.

* Nejmar është përfshirë në 20 gola (11 gola dhe 9 asiste) në 19 ndeshjet e fundit.

* Eden Hazard është përfshirë direkt në 19 gola ( 10 gola dhe 9 asiste) në 18 ndeshje.

* Belgët janë të pamposhtur prej 12 ndeshjesh në Botëror duke pësuar 28 gola.

* Në gjashtë ndeshjet e fundit, Belgjika ka një mesatare golash prej 2.5 për ndeshje.

* Brazili ka fituar tri ndeshjet e fundit përballë Belgjikës, e fundit në Botërorin e 2002.

* Skuadra e Martinezit ka 9 ndeshje pa asnjë barazim.

* Belgët kanë fituar 9 ndeshjet e fundit.

* Brazili ka shënuar të paktën një gol në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Belgët në 14 ndeshjet e fundit.

* Nejmar ka shënuar dy gola në 4 ndeshjet e Botërorit.

* Gabirel Xhesus ende nuk ka shënuar asnjë gol për "Seleçaon".

* Kjo është ndeshja e pestë në histori midis tyre, që nga viti 1963.

* Sulmesi Lukaku ka shënuar katër gola në 5 gjuajtje në portë gjatë Botërorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania