Panorama Sport (Albania)

Stërvitja nis me mungesa, "senatorët" drejt largimit

-

Skënderbeu ka ende dilema të shumta sa i përket merkatos në hyrje dhe dalje. Mungesa e një akordi mes palëve për lojtarët që kanë qenë në ekip sezonin e kaluar ka sjellë një situatë jo të këndshme në Korçë. Në stërvitjen e djeshme asnjë prej lojtarëve që u ka përfunduar kontrata nuk ishte i pranishëm. Bëhet fjalë për Marko Radas, Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Gledi Mici dhe Gjergji Muzaka. Edhe pse Radas e Muzaka kanë arritur në parim marrëveshj­en me klubin, ende nuk mund të thuhet zyrtarisht nëse do të vijojnë karrierën në Korçë. Më i sigurt për qëndrimin nga "senatorët" e ekipit është Radas, që e ka konfirmuar edhe për "Panorama Sport". Në këtë situatë kryesorja për lojtarët mbetet garancia financiare dhe për më tepër joshja që kanë nga klubet e tjera brenda dhe jashtë vendit. Në seancën e djeshme munguan edhe lojtarët nën kontratë si Oto Xhon apo Reza Karimi. Ekipi u prit nga qindra tifozë në seancën e parë, por në fushë nuk u panë fytyra të reja. Ishin vetëm rikthimet e pritshme nga huazimi të Bruno Lulajt dhe Ardit Hoxhajt, që mbyllën sezonin te Laçi dhe Flamurtari. Pjesë e stërvitjes ishin edhe Enis Gavazaj e Bakari Nimaga, të cilët nga momenti në moment mund të firmosin për një klub jashtë Shqipërisë. SKËNDERBEU, LOJTARËT QË U STËRVITËN DJE Portierë Aldo Teqja Mario Dajsinani

Mbrojtës Bajram Jashanica

Bruno Lulaj Kaba Sambou LeonitAbaz­i

Fidan Aliti Xhefri Bushi Mesfushorë Emiljano Vila Enis Gavazaj Bakari Nimaga

Bruno Dita Benejam Demte Nazmi Gripshi Jorgo Pëllumbi Uerdi Mara Sulmues Blerim Krasniqi

Ardit Hoxhaj Anteo Osmanllari

Paolo Ivani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania