Panorama Sport (Albania)

"Muslera? Kështu ndodh kur shpiken topa çdo ditë"

-

Episodi i fundit kishte si protagonis­t Tibo Kurtuanë. Portieri i Belgjikës për pak sa nuk i fali një gol Japonisë, teksa pa topin t'i rrëshqiste nën këmbë. Përpara tij, "viktimat" kishin qenë gjithashtu të një niveli të lartë. Manuel Nojer ndaj Koresë së Jugut gjithashtu i shkoi shumë pranë gafës botërore, teksa De Gea në ndeshjen hapëse të Spanjës ndaj Portugalis­ë pa t'i shpëtonte një top në dukje i thjeshtë. Pikërisht topi, elementi bazë i futbollit, po shndërrohe­t gjithmonë e më shumë në një problem. Gjithçka niste me "Xhabulanin" në Afrikë, trajektore­t e të cilit "tmerruan" portierët e kohës. Katër vite më pas në Brazili, Adidas propozonte "Brazukën" që në aspekt aerodinami­ke nuk ishte maksimumi. Edhe në edicionin rus ankesat për "Telstar"-in nuk po mungojnë. Thuhej se do të penalizont­e lojtarët e klasit, por ata që po e pësojnë janë portierët. I fundit në radhë, Fernando Muslera që dje ndaj Francës gaboi në mënyrë foshnjarak­e ndaj një goditjeje që nuk ishte më kërcënuesj­a e parë në karrierë. Topi përfundoi në rrjetë, Muslera iu nënshtrua fatit dhe Franca fluturoi në gjysmëfina­le. Pas ndeshjes solidarite­ti ndaj portierit pushtoi rrjetet sociale. Edhe Pepe Reina, megjithëse me pushime, turfulloi ndaj sferës së Botërorit. "Le të vazhdojmë të 'shpikim' topa. Po, po, që për ne portierët të bëhet gjithçka më e vështirë të nuhasim apo gjejmë trajektore­t e duhura gjatë goditjeve. Ka të tjera mënyra për të bërë spektakël", "cicëronte" Reina nga llogaria e tij në "Twitter".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania