Panorama Sport (Albania)

Anderson: Suedia e lehtë për t'u analizuar, e vështirë të mposhtet

-

I akullt, i padepërtue­shëm. Jane Anderson, trajneri i Suedisë, që do të ndeshet me Anglinë ditën e sotme (ora 16:00) në çerekfinal­et e Botërorit "Rusi 2018", deklaroi se nuk e humbet kohën kot, duke menduar se sa shanse ka skuadra që ai drejton për t'u shpallur kampione bote. "E them me sinqeritet: nuk e kaloj kohën me këto gjëra. Jemi të përqendrua­r plotësisht në ndeshjen e radhës, çerekfinal­en kundër Anglisë, - deklaroi trajneri i Suedisë. - Nëse fitojmë me Anglinë, do të mendojmë për ndeshjen tjetër. Ky është plani ynë tani dhe ky ka qenë që në fillim, - shtoi Anderson. Që kolektivi dhe fryma e grupit janë pikat e forta të Suedisë, ky fakt është tashmë i njohur nga të gjithë. Por, futbolli nuk është asnjëherë kaq i thjeshtë, nuk mund t'ia akordosh fitoret vetëm një faktori. Për të mposhtur Anglinë, duhet të mbrojmë, të tregojmë kurajë, të kemi idetë e qarta në sulm. Për mua simboli është skuadra: Sekreti ynë? Suedia është e lehtë për t'u analizuar, por e vështirë për t'u mposhtur. Lojtarët e pëlqejnë lojën kolektive dhe kjo më entuziazmo­n".

ASNJË KRAHASIM - Anderson më pas ka refuzuar çdo krahasim me të kaluarën, duke nisur nga skuadra që në vitin 1994 arriti fazën gjysmëfina­le të kompeticio­nit në SHBA, ku u mposht nga Brazili: "Nuk do arrini kurrë të më shpërqendr­oni. Kemi zhvilluar shumë ndeshje për të arritur në këtë pikë dhe nuk kemi pasur asnjë problem me presionin. Jemi mësuar. Si e kemi përgatitur? E thjeshtë: nuk kemi përgatitur asnjë ndryshe nga sfidat e kaluara për përballjen ndaj Anglisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania