Panorama Sport (Albania)

Fetel, i pakapshëm në provat e lira

-

Piloti i Ferrarit, Sebastian Fetel, tregohet më i shpejti në provat e lira të zhvilluara në Silverston dhe la pas dy pilotët e Mercedes, Ljuis Hamilton dhe Valteri Botas, të cilët u renditën respektivi­sht në vendin e dytë dhe të tretë gjatë këtyre provave. Fetel regjistroi kohën më të mirë në pistën britanike, aty ku ditën e diel do të zhvillohet Çmimi i Madh i Anglisë. Gjermani tregoi një formë shumë të mirë dhe dha kohën 1'27"52 duke u treguar më i shpejtë se kampioni i botës, Ljuis Hamilton, që garon në shtëpinë e tij dhe shihet si favorit në këtë garë. Ndërkohë, piloti tjetër i kokëkuqes, Kimi Raikonen, u rendit i katërti në provat e lira. Ljuis Hamilton, edhe pse në sesionin e parë të provave të lira kishte ritmin më të mirë nga të gjithë, në sesionin e dytë nuk mundi dot të mbante hapin e gjermanit Sebestian Fetel, i cili bëri një paraqitje shumë të mirë dhe i la të gjithë pas. Kështu, Ferrari konfirmon momentin e mirë dhe tregon që është më e shpejtë se Mercedes duke pasur një ritëm shumë të qëndrueshë­m. Ndërkohë, nuk munguan problemet për Valteri Botas, edhe pse u rendit në vendin e tretë. Makina e tij pati një problem në motor dhe duket sikur telashet për të në këtë sezon nuk do të mbarojnë kurrë. Vendi i katërt në provat e lira shkon për pilotin e Red Bull, Daniel Riçardo. Në këto prova nuk morën pjesë për shkak të problemeve me makinat e tyre Maks Vershtapen i Red Bull dhe Romain Groszho i skuadrës Has. Spanjolli i MkLaren, Fernado Alonso, mori një rezultat të kënaqshëm duke regjistrua­r kohën e pestë më të mirë në provat e lira. Provat zyrtare të vlefshme për Çmimin e Madh të Anglisë do të zhvillohen sot në orën 15:00, ndërsa gara starton ditën e nesërme në orën 15:10.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania