Panorama Sport (Albania)

Guri dhe Abazaj magjepsin Belgjikën

Sindrit Guri bën “poker” dhe 2 asiste, Kristal Abazaj i shënon PSV-së për 60 sekonda

-

Sindrit Guri dhe Kristal Abazaj nuk kanë dashur të humbasin kohë dhe po ua bëjnë të ditur drejtuesve të skuadrave respektive në Belgjikë se për çfarë lloj talentesh i kanë shpenzuar paratë.

KATËR GOLA DHE DY ASISTE - Sindrit Guri duket se i ka bindur drejtuesit e klubit belg Ostende, se ata nuk i kanë shpenzuar kot 710 mijë eurot që paguan për shkodranin. Në miqësoren e ditës së djeshme, e fituar 14-0 përballë amatorëve të Bruse Bojs, Guri ka qenë në një formë të jashtëzako­nshme, duke realizuar 4 gola dhe duke dhënë 2 asiste. Bomberi shqiptar është në ditët e tij të para me skuadrën belge, por duket se ambientimi nuk do të jetë aspak problem për qendërsulm­uesin. Paraqitje të tilla në fazën përgatitor­e dhe ndeshjet miqësore janë një tregues i qartë i formës dhe ambicieve të tij për të lënë gjurmë tek Ostende. Fillimisht Guri shënoi me të djathtën i vetëm me portierin, më pas ktheu në gol një 11- metërsh. Realizimi i tretë erdhi nëpërmjet një goditjeje me kokë, ndërsa "pokerin" personal e mbylli me një devijim të lehtë me të majtën. Krahas katër golave, shqiptari asistoi dy herë në fitoren 14-0 ndaj skuadrës amatore të Bruse Bojs. GOL NDAJ PSV-së - Kristal Abazaj vazhdon të shkëlqejë. Ish-sulmuesi i Luftëtarit, i cili u transferua te skuadra belge e Anderlehti­t, ka arritur të shndërrohe­t menjëherë në protagonis­t, duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore ndaj PSV-së, të fituar nga skuadra e shqiptarit me rezultatin 5- 3. Vetëm 1 minutë i ka mjaftuar futbollist­it të Kombëtares që të gjente golin (minuta e 46-të), i tretë për skuadrën e Anderlehti­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania