Panorama Sport (Albania)

Pikford fiton bastin: Kritikat më bënë të fortë

"Duam të shkruajmë historinë, s’më intereson çfarë thonë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Jo, penalltia që i priti Karlos Bakës nuk ish te një rastësi. Anglia gjysmëfina­liste e Garet Sauthgejti­t mban firmën edhe të dorës së Xhordan Pikfordit. Heroi që prishi mallkimin e penalltive kundër Kolumbisë u rikonfirmu­a edhe kundër Suedisë, vendimtar me 3 pritje sa të rëndësishm­e, po aq edhe të bukura. Një hakmarrje për portierin 24vjeçar të Evertonit, i cili numëron vetëm 8 prezenca me kombëtaren dhe shumë në vendlindje ishin skeptikë nëse e meritonte vendin e titullarit. Me një fytyrë që shpreh më shumë frikë sesa siguri, ai lojtari i ndeshjes kundër nordikëve po u jep përgjigjen më të mirë skeptikëve. Po, sepse ai ka besuar gjithnjë dhe u ka dhënë përgjigje edhe kritikëve që e vunë në lojë për gjatësinë e tij, përfshirë kolegun belg të Çelsit, Tibo Kurtua. Pikford është vetëm 184 cm i gjatë dhe jo një prej më gjigantëve të futbollit modern, por ka treguar cilësi të tjera: "Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit për staturën time. Kam forcën dhe shkathtësi­në për të qëndruar në portë. Jam shumë i zoti në këtë". Për t'ua konfirmuar pyesni Bakën, pastaj me radhë Bergun dhe Klaesonin nga Suedia. Dhe pas dështimeve me radhë në portën e "Tre Luanëve", ky është lajmi më i shkëlqyer që ata mund të merrnin: Anglia ka më në fund një portier. Ndaj Suedisë arriti të mbyllë ndeshjen e parë këtë Botëror pa pësuar gol. Një zbulim që, nëse do të konfirmohe­t edhe në ndeshjen/et e mbetura të këtij Botërori,

mund të shpallet edhe "Doreza e Artë" e turneut. Kjo do të ishte një surprizë edhe për të, për ta festuar në pab si i gjithë populli i tij. Flokët biondë, quka dhe faqet e kuqe: më shumë anglez se kaq, nuk është askush.

Deri në fund - Për herë të fundit që Anglia kishte shkuar në një gjysmëfina­le, ai nuk kishte lindur dhe e pranon edhe pas ndeshjes, teksa i dorëzojnë çmimin e lojtarit më të mirë të saj: "Është e vërtetë. Kemi thënë gjithnjë se do t'i marrim ndeshjet një e nga një dhe mund të ecim përpara dhe shkruajmë historinë

tonë. E dinim që do të ishte e vështirë. E dinim çfarë do sillte Suedia dhe e menaxhuam shumë mirë. E kuptova ndeshjen që do bëja pas pritjes së parë ndaj Bergut me kokë. Fituam, sepse luajmë si skuadër. Nuk e vendos veten kurrë nën presion. Thjesht përqafoj momentin. Ndihem i fortë dhe asgjë nuk më shqetëson. Dua të jem sa më i mirë që të mundem. Kritikat nuk më interesojn­ë, thjesht më motivojnë të bëhem më i mirë. Tifozët anglezë janë të një klasi tjetër dhe ne po e shijojmë shumë që po luajmë në këtë atmosferë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania