Panorama Sport (Albania)

NOTAT E ANGLISË

-

PIKFORD 7,5 - Më i miri në fushë. Vendimtar dy herë ndaj Berg dhe Klaeson. Tri pritje për të blinduar portën dhe konfirmuar veten e tij. UOKER 6,5 - I sigurt, i kujdesshëm, i saktë. Nis gjithnjë nga ai aksioni i anglezëve.

MEGUAJËR 7 - Një gol me peshë të madhe specifike. Mbrojtësi-tifoz godet në momentin më vendimtar. I sigurt pas dhe kërcënim përpara. STONS 6 - Humbet dy herë Bergun, por shpëtohet nga Pikford. TRIPIER 7 - Nga e djathta derdhen krosimet në zonën suedeze. HENDERSON 6,5 - Substancë dhe vizion. I ka këmbët e edukuara dhe i përdor mirë. (Nga 84' Daier, pa notë).

DELE ALI 6 - Jashtë loje në pjesën e parë. Fantastik në të dytën, ku edhe shënon. Nuk është në formën më të mirë. (Nga 76' Delf, pa notë. Hyn për të mbuluar në korsinë e majtë në fund).

JANG 6,5 - I tiji ekzekutimi i goditjes së këndit për golin e avantazhit. Shtyn mirë në të majtë. Botëror i mirë.

LINGARD 7 - Mes linjave sillet me inteligjen­cë. Fantastik shërbimi për Dele Alin, elegant në çdo prekje të topit.

STERLING 5,5 - Në pjesën e parë shpërdoron dy herë golin. Por Sauthgejt vazhdon të besojë tek ai.

KEJN 5,5 - Uragani nuk pati forcën e zakonshme. T'i ketë ruajtur golat për gjysmëfina­len?

Trajneri Sauthgejt 7 - Anglia vendoset mirë në fushë, gjithnjë e rrezikshme. Ka meritën se i ka kthyer ëndrrat dhe shpresën një kombi, që jetonte prej dekadash në një fazë depresive të pandalshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania