Panorama Sport (Albania)

Përlotet trajneri kroat: ati të fitojmë Botërorin

"Kemi forca për nglinë, mëkat të mos shkonim në... Moskë"

- Përgatiti: OLSI TUJANI

Lot... Krenari... dhe... Gëzim! Nuk mund të mos shpërthent­e në të tilla emocione trajneri i Kroacisë, i cili pa fare zhurmë dhe pa asnjë lloj trumbetimi, ia del që të rendisë Kroacinë e tij mes katër ekipeve në Botëror. Zllatko Daliç, heroi i heshtur i kësaj përfaqësue­seje, ia doli që të kapërcejë një tjetër pengesë, megjithëse fati dhe kapriçot e ndeshjes e deshën që t'i përsëritej një tjetër shtesë dhe më tej, një tjetër raund penalltish. Vite më parë, futbolli shqiptar nuk ka ditur që të vlerësojë aftësitë dhe cilësitë e tij menaxheria­le dhe të trajningut kur drejtonte Dinamon, por në arenën e më të mirëve, trajneri 51- vjeçar e ka shkruar emrin e tij me germa të arta. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, mes lotëve, ai ka kompliment­uar të tijtë dhe ka garantuar se Kroacia ka mjaftueshë­m energji për Anglinë.

TRIUMFI - "Nuk dua të kompliment­oj vetëm djemtë e skuadrës sime, por edhe Rusinë. Kjo nuk ishte një ndeshje e bukur, por ishte një luftë. Ishte një betejë për

të arritur në gjysmëfina­le. Më duhet ta pranoj edhe që kishim fat".

E TËSIMI - "Si gjithmonë i përqendrua­r në të gjithë ndeshjen, por kur gjithçka shkoi në ruletin e penalltive, aty u vështirësu­a edhe më shumë. I ndoqa me

ankth dhe shumë emocione dhe vetëm në momentin që Rakitiç realizoi penalltinë finale, u lehtësova. Ne kemi pasur gjithmonë vështirësi, kështu ka qenë edhe jeta ime. Mua më është dashur të luftoj për gjithçka, por nuk jam i vetmi. Urime djemve për këtë luftë të pabesueshm­e, urime për punën që kanë bërë, e kemi bërë gjithçka për njerëzit tanë, për Kroacinë. Kur erdhëm në Rusi, thashë se do të ishte mëkat të mos shihnim Moskën. Tani do të shkojmë atje dhe të shohim se çfarë ndodh".

OTËT - "Pas penalltisë së Rakitiç, u qetësova dhe shpërtheva në lot. Ato emocione, nuk i përmbajta dot. Jam tip që nuk qaj kollaj, por në ato momente, ia vlejti. Kisha mjaftueshë­m arsye këtë herë... Kroacia në gjysmëfina­le është një sukses i jashtëzako­nshëm dhe një rezultat madhështor.

FORCAT - "Sigurisht që ka mbetur ende forcë për Anglinë. Ne nuk kënaqemi me kaq dhe nuk do të ndalemi. Ne do të provojmë që të bëjmë ndeshjen më të mirë. Në llogaritë tona kanë mbetur edhe dy ndeshje, për të cilat jemi shumë të motivuar dhe jemi të gatshëm që të shfaqim gjithçka mundemi për t'ia dalë mbanë. E dimë që do të jenë sërish beteja, por unë besoj te forca që kemi dhe unë nuk do resht së besuari te kjo skuadër", ka deklaruar Zllatko Daliç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania