Panorama Sport (Albania)

NOTAT E KROACISË

-

SUBASIÇ 8 - Pret një penallti, luan shtesën i dëmtuar. Gjatë sfidës bën tre pritje hyjnore. Absurde si nuk u shpall njeriu i ndeshjes... VRSALIKO 6 - Shtyn shumë, derisa gjuri e "tradhton". Në të 97-ën i lë vendin Korlukës (nota 5), nga i cili pritej më shumë në rastin e barazimit të Fernandesi­t.

LOVREN 6 - Ndeshje jo e lehtë me gjigantin Dzuba, dalja e të cilit i dhuron qetësinë që kishte shpresuar.

VIDA 6.5 - Gjysmë note më shumë për golin dhe penalltinë e shënuar. STRINIÇ 5.5 - Duket mirë për 45 minuta, por në të 74-ën bateritë e lënë. Pivariç (nota 5) në vend të tij nuk bën aspak më shumë. MODRIC 6.5 - I zoti dhe me fat. Mban në këmbë "baraken" në shtesë dhe shtylla e nderon te penalltia, pasi Akinfev e pati prekur topin. RAKITIÇ 6 - Gabon shumë pasime, por penalltinë e dytë radhazi që kualifikon Kroacinë nuk e gabon.

PERISIÇ 5 - Një hije e shëmtuar e lojtarit që shohim tek Interi, por edhe i pafat nga goditja e shtyllës. Në të 63-ën Broziviç (nota 6), i cili vendos menjëherë rregull në mesfushë.

KRAMARIÇ 6.5 - Nuk shkëlqen, por prezenca e tij në zonën ruse përhapi gjithmonë panik dhe goli e tregoi këtë. Në të 88-ën i lë vendin Kovaçiçit (nota 5), i cili me gabimin nga penalltia rrezikoi shumë. REBIÇ 6 - I lodhur nga ndeshjet e kaluara, por i duhet kësaj Kroacie. MANXUKIÇ 5.5 - Meritonte gjysmë note më shumë për asistin në golin e Kramariçit, por meriton gjithashtu gjysmë note më pak, kur në bashkëpuni­m me Korlukën nuk arritën të frenojnë 2-2 e Fernandesi­t. Trajneri DALIÇ 6 - Dërgon Kroacinë në gjysmëfina­le, por duke parë anën e lehtë të tabelës ku pozicionoh­ej, arrin objektivin më të lehtë me sforcon maksimale. Nuk gaboi duke u rikthyer te 4-2-3-1 me Rakitiçin dhe Modriçin përpara mbrojtjes, për të shtuar një sulmues tjetër në mbështetje të Manxukiç, por kështu rrezikon të humbë shpejt zëvendësim­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania