Panorama Sport (Albania)

Plani “djallëzor”, Henri e futi Brazilin në kurth

De Brujne ishte sulmues fals, goli i dytë shmangej me faull

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Surpriza e ndeshjes Brazil- Belgjikë nuk ndodhi vetëm në fushën e lojës, por 1 orë përpara fillimit të saj. Pikërisht në momentin kur FIFA publikoi formacioni­n zyrtar të Belgjikës dhe u panë titullarë futbollist­ë që deri tani nuk kishin luajtur, si Çadli dhe Felaini. Dhe në këtë pikë, Roberto Martinez e fitoi duelin e parë me trajnerin Tite. Sepse të surprizosh kundërshta­rin, është një element shumë i rëndësishë­m në futboll. Çdo skuadër ka pikat e forta dhe të dobëta dhe trajnerët janë gjithmonë të prirur për të studiuar pikat e dobëta të kundërshta­rëve, në mënyrë që t'i godasin. Brazili në këtë Botëror kishte treguar një forcë të madhe në mbrojtje dhe kishte pësuar vetëm 1 gol. Por këtë herë nuk kishte lojtarin që "pastronte" çdo top në mesfushë, Kasemiron. Rikthimi i Marselos në të majtë sillte edhe "trekëndësh­in" e yjeve bashkë me Kutinjon dhe Nejmarin, por solli edhe hapësirat e shumta për rivalin.

Martinez kishte një plan dhe strategji për të eksploruar forcën e Marselos dhe Fagnerit, të cilët janë të shpejtë dhe dinë mirë të luajnë në linjën me katër. Por këtë herë nuk kishte kush t'i mbulonte hapësirat që ata linin sepse Kasemiro mungonte. Ky ishte shansi i artë për Belgjikën. Por goditjet standarde ishin një armë e mirë për të thyer Brazilin. Mjaftojnë pak detaje për të vendosur ndeshjen dhe më poshtë kuptohet gjithçka.

DE BRUJNE SULMUES - Kevin De Brujne ishte lojtari më i avancuar i Belgjikës, në momentin kur ata vendosnin të mbronin. Ata që do të mbyllnin hapësirat e krahëve kur Brazili kishte topin, ishin Hazard dhe Lukaku. Çadli gjithashtu mbyllte mirë hapësirat në mesfushë dhe nuk linte lojtarë të lirë për të filtruar topin. Në momentin kur brazilianë­t sulmojnë, Belgjika shndërrohe­j në një 4-3-3 të pastër. Ky pozicionim ishte një element surprizë i Belgjikës për Titen, i cili kishte

imagjinuar Lukakun në majën e sulmit dhe jo De Brujnen. Ky i fundit prishi ekuilibrat e mbrojtjes së Brazilit, sepse në momentin që linte zonën, ai tërhiqte me vete edhe Tiago Silvën. Mbrojtësi brazilian linte shumë hapësira, të cilat duhet të mbylleshin nga Fernandinj­o, por ky i fundit nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Lukaku kishte detyrën që të luante mes dy mbrojtësve Miranda dhe Marselo për të përfituar nga vendosjet e gabuara të lojtarit madrilen. Brazili është një skuadër që mbron hapësirën

dhe lëvizshmër­ia sillte probleme në vendosje.

"SHPIKJE" NGA HENRI - Por vendosja e Lukakut si sulmues krahu i djathtë ishte një shpikje e ndihmësit të Martinezit, Tieri Henri. Ishsulmues­i francez ka pëlqyer gjithmonë që të gjejë hapësira nga krahët dhe t'u lërë vend të tjerëve që të sulmojnë në qendër. Diçka të tillë e bënte edhe te Barcelona dhe Lukaku e "kopjoi" në mënyrë perfekte në ndeshjen kundër Brazilit. Por në momentin që Lukaku vendoste të futej nga qendra bashkë me Hazardin, ishin dy lojtarët e krahut,

Munie dhe Çadli, që vinin në vështirësi dy lojtarët e krahëve, Fagner dhe Marselo. Në këtë mënyrë Miranda dhe Tiago Silva nuk e kishin të lehtë të kuptonin mënyrën se si Belgjika po i sulmonte. De Brujne si sulmues i fshehur i tërhiqte shpesh të dy (më së shumti Tiago Silvën) dhe në këtë mënyrë depërtonin Hazard dhe Lukaku. Por në shumë raste Paulinjo dhe Fernandinj­o ishin të pozicionua­r keq dhe nuk rrinin pas linjës së topit.

TOPAT NGA AJRI - Loja me topa të gjatë ishte një tjetër armë e fortë e Belgjikës, e cila

shfrytëzoi shtatlartë­sinë e Lukakut dhe Feialinit. Por për më tepër, ata ia dolën të shënonin golin e parë me një top nga ajri, edhe pse ishte autogol. Edhe pse Brazili ishte i pafat, ky detaj vendosi ndeshjen. Tite edhe në këtë rast po bënte një markim të zonës dhe vetëm dy lojtarë po mbanin kundërshta­rët (Miranda-Lukaku dhe Tiago Silva-Felaini). U ndëshkuan sërish si ndaj Zvicrës, duke mos ditur të reagojnë në topat që shkojnë në zonën e vogël të Alisonit.

PËR NJË FAULL - Goli i dytë i Belgjikës vjen nga një

tjetër "top i ndalur". Goditja e këndit e Brazilit solli kundërsulm­in e "djajve", të cilët ishin të pakapshëm. Por në fakt, gabimin fatal e bëjnë Fernandinj­o dhe Paulinjo. Lukaku pati duel me mesfushori­n e Sitit dhe e kaloi duke përshkuar shumë metra. Ai ishte i jashtëzako­nshëm në duelet një kundër një me mesfushorë­t brazilianë, por gabimi i të gjithëve ishte që nuk shkaktuan një faull taktik për të ndalur lojën. Por nuk besuan që Belgjika do të ishte kaq e saktë dhe e pësuan. Mjaftojnë dy momente për të treguar dobësitë në nivele të larta.

 ??  ?? De Brujne ishte sulmuesi i fshehur i Belgjikës dhe formacioni 4-3-3
De Brujne ishte sulmuesi i fshehur i Belgjikës dhe formacioni 4-3-3
 ??  ?? Momenti golit të dytë kur Fernandinj­o dhe Paulinjo duhet të shkaktonin faull
Momenti golit të dytë kur Fernandinj­o dhe Paulinjo duhet të shkaktonin faull

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania