Panorama Sport (Albania)

Vetëm 9 lojtarë kaluan klasën në Rusi, por mungon... Nejmari

-

Vetëm 9 lojtarë nga Kombëtarja braziliane kaluan "klasën" në këtë Botëror dhe u larguan nga Rusia pa pengje, sepse dhanë gjithçka kishin. Por në këtë listë të përpiluar nga "Globoespor­te" mungon Nejmar. Ai është në listën e atyre që u përpoqën, ndërsa ka edhe nga ata si Zhezus, Uillian, Paulinjo, Fernandinj­o dhe të tjerë që konsideroh­en dështim i madh.

TIAGO SILVA- Ndoshta mund ta themi me siguri që ai ishte lojtari më i mirë në Botëror i Brazilit. I sigurt dhe i saktë. Tregoi superiorit­et në lojën e ajrit dhe nxori në pah vlerat e tij në forcë dhe teknikë. MIRANDA- Një shok ideal për Tiago Silvën. Një lojtar i sigurt. U largua nga ky Botëror duke markuar në mënyrë spektakola­re një Lukaku të frikshëm. Mëkat që kjo ndodhi vetëm në pjesën e dytë, kur ndryshoi strategjia.

FAGNER- E mori vendin në kombëtare pas dëmtimit të Dani Alveshit dhe në formacion pas dëmtimit të Danilos. Mori përgjegjës­i dhe bëri detyrën. Nuk u fsheh kurrë.

FILIPE LUIS- Një tjetër lojtar që nga Rusia do të largohet me kokën lart për atë që bëri, në momentin kur Marselo nuk ishte. Ndaj Serbisë dhe Meksikës zhvilloi ndeshje shumë të mira.

FILIPE KUTINJO- Pavarësish­t oscilacion­eve dhe faktit që nuk shkëlqeu në ndeshjet eliminator­e, ishte lojtari më i rëndësishë­m i "Seleçaos". Shënoi 2 gola dhe dha 2 asiste. Më shumë nga një mesfushor nuk mund të presësh, për më tepër kur ai u sakrifikua shumë. KASEMIRO- Rëndësia e një lojtari duket atëherë kur ai nuk është në fushë dhe mjafton ta shihni atë që pësoi Brazili në ndeshjen e fundit. Ai ndihmoi shumë Tiago Silvën dhe Mirandën. Vendimtar. RENATO AUGUSTO- Goli i shënuar kundër Belgjikës ishte një tregues i qartë se ai meritonte më shumë minuta dhe më shumë besim. DUGLAS KOSTA- Dy herë që u fut në fushë, ndaj Kosta Rikës dhe Belgjikës, ndryshoi lojën. Mëkat që dëmtimet muskulore nuk e lanë të shkëlqente dhe të zinte vend në formacioni­n titullar.

FIRMINO- Më i rrezikshëm në zonë sesa Gabriel Zhezus. Edhe në pak minuta përhapte panik më shumë sesa sulmuesi i Mançester Sitit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania