Panorama Sport (Albania)

"PlayStatio­n" deri në të gdhirë, ja arsyet e dështimit gjerman

"Bild" dhe Welt" akuzojnë për mosprofesi­onalizëm

-

As fat i keq, as rastësi. Nëse Gjermania në Botërorin 2018 është eliminuar, për herë të parë në historinë që saj që në fazën e grupeve, pa dyshim që janë bërë shumë gabime në delegacion­in e dërguar në Rusi dhe mosmarrëve­shjet, profesiona­lizmi, por edhe gabime janë bërë pa fund, sepse ndryshe nuk mund të shpjegohet ajo shthurje e kampionëve të botës në fuqi. Dhe pikërisht edhe për këtë arsye, Joakim Lëv mori disa ditë pushimi, përpara se t'i komunikont­e Federatës Gjermane të Futbollit vendimin e tij për të respektuar kontratën, që e lidh me "DFB"-në deri në vitin 2022. Deshi të kuptojë se çfarë shkoi keq dhe përse, në mënyrë që të vraponte dhe të niste planin për të korrigjuar dëmet. Mes futbollist­ëve gjermanë, ashtu sikurse u pa qartë, ka munguar mbi të gjitha përqendrim­i i duhur për një turne të seriozitet­it kaq të madh. Në Rusi nuk u prezantua një skuadër e bashkuar, por mesa duket një grup individual­istësh. Aq sa në ditët e shkuara, akuza e menaxherit të përgjithsh­ëm të kombëtares, Oliver Bierhof, ishte qartë si kristali: "Shumë futbollist­ë ishin të përqendrua­r vetëm te vetja e tyre..." Të përqendrua­r te vetja e tyre, aq sa mjaft prej tyre kanë preferuar më shumë që të luajnë në video-lojëra sesa në realitetin që i priste në këtë Kupë Bote.

Polemika - Këtë lajm paksa të turpshëm për një skuadër, që historikis­ht ka treguar një mbështetje të fortë te fanella e kombit të tyre, të paktën duke iu referuar informacio­neve të grumbullua­ra nga "Bild", disa prej atletëve të Kombëtares gjermane luanin deri në orët e para të mëngjesit në "PlayStatio­n". Menaxheri Oliver Bierhof dhe trajneri Joakim Lëv e kanë zbuluar këtë fakt dhe kishin arritur deri aty sa të stakonin fishën e internetit, për të mos u lejuar futbollist­ëve që të lidheshin "online" dhe të mos organizoni­n sfi-

da mes tyre nga dhoma në dhomë, apo qoftë edhe ndeshje me shokë që kishin mbetur në Gjermani. Nga "FIFA 2018" deri te "Call of Duty", u shpenzua shumë kohë të ngjitur përpara televizori­t, ndërkohë që në rastet e tjera orët shfrytëzoh­eshin me lojtarët që përpiqeshi­n të bënin grup, edhe jashtë fushës. Ndërsa e përditshmj­a tjetër, "Welt", flet

madje edhe për "fëmijë që kishin ardhur me pushime, apo edhe disa 'party' me pizhame". Dhe ndoshta, të gjithë këta zëra nuk janë thjesht thashethem­e apo aludime mediatike, sepse ndryshe, nuk ka se si shpjegohet dhe duhet ritheksuar, eliminimi i Gjermanisë, për herë të parë në historinë e kësaj kombëtarej­e që në fazën e grupeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania