Panorama Sport (Albania)

Brazili akuzon Orsaton, sherr në sallën e VAR-it

90 sekonda shqyrtim, por Maziç në fushë “mohoi” penalltinë

-

Duke mundur brazilianë­t, "Djajtë" siguruan një biletë në gjysmëfina­len e Botërorit ku të martën do të përballen ndaj Francës. Megjithatë, përballja çerekfinal­e ndaj "Seleçaos" vazhdon të diskutohet për shumë aspekte, për mënyrën se si u zhvillua ndeshja dhe për si u menaxhua ajo nga arbitri. Në lidhje me këtë të fundit, në ndeshjen Brazil-Belgjikë ishte një episod që ka hapur shumë diskutime. Kontakti në zonë në minutën e 55-të kur ndeshja ishte 2-0 në favor të Belgjikës mes Kompanisë dhe Gabriel Zhezusit ishte një rast që nuk mund të rihapte ndeshjen. Diskutimi më i madh u bë edhe mes arbitrave prezentë në VAR, ku kryesori ishte Daniele Orsato, të cilët ishin të pavendosur ta akordonin apo jo. Në fund, "Seleçaos" nuk iu akordua një penallti, e cila sigurisht që mund të rihapte ndeshjen. Por, është kurioze, ajo që ka ndodhur në dhomën e VARit mes arbitrave, që tërboi edhe brazilianë­t.

Penallti apo jo? Duke analizuar imazhet e dinamikës së aksionit, impresioni është që faulli kundër Gabriel Zhezusit mund të fërshëlleh­ej. Por, pasi e panë dhe e ripanë përsëritje­n për një kohë të gjatë (1 minutë e gjysmë), Orsato ka vendosur që të vazhdonte loja. Një vendim, i cili ka ardhur pas një diskutimi me tone të ashpra dhe "sherrit" me arbitrat e tjerë që ishin përpara monitorit të VAR-it. Aty ishin gjermanët Borsh dhe Cvajer dhe polaku Gil, por përgjegjës­i ishte Daniele Orsato, i cili vendosi që loja të vazhdonte. Kjo ka provokuar brazilianë­t, të cilët shkruajnë se arbitri italian është një i verbër që nuk e ka parë faullin brenda zonës. Por, kjo është vetëm një nga sulmet që ka pësuar arbitri italian, i cili ka qenë gjithashtu në qendër të kritikave edhe në Serinë A për mungesën e kartonit të kuq për Miralem Pjaniç në sfidën vendimtare mes Interit dhe Juventusit, ku nuk nxori nga loja mesfushori­n boshnjak, pavarësish­t ndërhyrjes që ai bëri ndaj Rafinjës.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti i kontaktit dhe penalltisë së kërkuar nga Zhezus
Momenti i kontaktit dhe penalltisë së kërkuar nga Zhezus
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania