Panorama Sport (Albania)

I mohoi 11-metërshin Mitroviçit, serbët: Bryzh mori 2 mln euro nga mafia shqiptare

Revista "Informer" akuzon, vetë arbitri mbrohet: Kolegët e VAR-it s'më ndihmuan

-

Ishte një vendim shumë i dyshimtë, ai i FIFA-s që vetëm pas një ndeshje të gjykuar, e dërguan në shtëpi arbitrin gjerman. Feliks Bryzh nga Mynihu është arbitri që përfaqësoi Gjermaninë në Botëror. Ai gjykoi vetëm një ndeshje dhe më pas nuk u pa më në fushën e blertë. Kjo, sepse ai u kontestua shumë nga pala serbe pas një 11-metërshi të mohuar për skuadrën e tyre. Por, arbitri tani ka folur për herë të parë që pas përjashtim­it nga turneu. Ai pretendon se nuk është ndihmuar nga kolegët e tij që ndodheshin në sistemin "VAR". Bëhet fjalë për Feliks Zvajer që gjykon me Bryzhin në kampionati­n gjerman. "Kolegët që ndodheshin në 'VAR' nuk më ndihmuan të merrja një vendim të saktë në rastin e pretenduar për penallti nga Serbia", mendohet të jetë shprehur arbitri gjerman. Një rast ky që ka ngjallur shumë polemika, pasi Serbia u mund në fund të takimit me rezultatin 2-1 nga Zvicra. Serbët të tërbuar bën një ankimim në FIFA, ku përveç këtij momenti ata akuzonin arbitrin gjerman për një gjykim në favor të skuadrës zvicerane. "Arbitri fliste gjatë gjithë ndeshjes gjermanish­t me lojtarët zviceranë duke mos u treguar aspak profesioni­st në fushën e lojës", u shpreh federata serbe pas ndeshjes. Ndërkohë, gazeta serbe "Informer" ka botuar në faqen e parë një shkrim ku akuzonte arbitrin gjerman se kishte marrë 2 milionë euro nga mafia shqiptare për të favorizuar Zvicrën. Në Serbi humbja dhe eliminimi nga Botërori duket se i ka detyruar gazetarët të shfrenojnë fantazinë, Është ky momenti shumë i diskutuesh­ëm, për të cilin arbitri gjerman, Feliks Brysh, u vu nën akuzë në ndeshjen shumë të diskutuar mes Zvicrës së shqiptarëv­e dhe Serbisë. Në këtë rast, sulmuesi Mitroviç u fut në një morsë nga mbrojtësit Lihshtajne­r dhe Sher. Sigurisht që nga pamjet faulli duket i qartë, por nuk dihet për çfarë arsyeje mes arbitrit kryesor dhe sallës së "VAR"-it nuk pati një koordinim të duhur mes tyre. pasi ky lajm është i rëndë për të qenë real. Feliks Bryzh është prej kohësh një nga arbitrat më të mirë në Bundesligë dhe në arenën ndërkombët­are ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishm­e. Përfshi këtu edhe ndeshjen e finales së Champions-it midis Realit të Madridit dhe Juventusit në finalen e luajtur në Kardif. Gjithsesi, është e vështirë ta besosh se FIFA ka marrë vendimin për të përjashtua­r arbitrin nga Botërori nisur nga ky fakt. Ajo që është e sigurt, është se Bryzh nuk është ndihmuar nga kolegu e tij Zvajer dhe bashkëpuni­mi në rastin e 11metërshi­t ka dështuar. I njëjti episod ndodhi edhe në ndeshjen midis Brazilit dhe Belgjikës ku pas një faulli të shkaktuar në zonë ndaj Gabriel Xhezuz, Zvajer i ndoshur në "Var" dështoi të jepte një penallti edhe pse faji ra mbi italianin Orsato, që ishte përgjegjës kryesor në "VAR" për atë takim.

 ??  ?? Faqja e parë e gazetës serbe, "Informer", kur shkruhet se Bryzh ka marrë 2 milionë euro nga mafia shqiptare.
Faqja e parë e gazetës serbe, "Informer", kur shkruhet se Bryzh ka marrë 2 milionë euro nga mafia shqiptare.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania