Panorama Sport (Albania)

Panuçi zbulon rrënjët çeke: Gjysma ime është nga Praga

“Futbolli, gjithçka për shqiptarët. Kam përgjegjës­i”

- OLSI TUJANI

K ristian Panuçi ka dhënë një intervistë për " Nemzetispo­rt". Ai ka prekur pothuajse të gjitha kombëtaret që marrin pjesë në Botëror, por pa harruar edhe Rusinë, ku ai ishte zëvendëstr­ajner nga viti 2012 deri në 2014. Tashmë rusët janë në një rrugë tjetër, ku ndodhen një hap larg gjysmëfina­les së Botërorit, diçka që jo shumë veta e kishin menduar.

RUSIA NË BOTËROR

"Nuk e prisja që Rusia të shkonte kaq larg. Gjithçka mund të them është se, kjo meritë i takon trajnerit Çerçezov. Të gjithë kanë punuar shumë për të arritur deri këtu. Mos harroni se Kapelo e dërgoi ekipin në Brazil, pas mungesave në Gjermani dhe Afrikën e Jugut. Rusia është e avantazhua­r, pasi ka mbështetje të madhe". MENTALITET­I SHQIPTAR

"Për shqiptarët futbolli është gjithçka, maksimumi. Njerëzit e ndiejnë shumë kombëtaren dhe unë kam përgjegjës­i për këtë. Tani duhet të mendojmë për Europianin e 2020". SHQIPONJAT XHAKA-SHAQIRI

"Nuk dua të flas për këtë çështje. Kjo është diçka që u përket federatave dhe sidomos asaj zvicerane. PATRIOTIZM­I I SHQIPTARËV­E

"Pa diskutim që shqiptarët janë patriotë dhe futbolli është maksimumi për ta. E kam kuptuar shumë shpejt këtë gjë dhe kam përgjegjës­i. Para dy vitesh, Shqipëria luante në ' Euro 2016' dhe tashmë duhet të sigurojë pjesëmarrj­e në ' Euro 2020'".

HUMBJA ME KOSOVËN

"Nuk ishte moment i mirë, pasi humbëm 3- 0. Na mungonin 8 lojtarë. Mund të them se atmosfera ishte e mirë, vëllazëror­e dhe

shumë miqësore. Fatkeqësis­ht, presidenti Vokrri ndërroi jetë pas asaj miqësoreje në qershor".

LIGA E KOMBEVE

"Kam qenë në stadium në ndeshjen Hungari- Skoci, pasi doja që të shihja kundërshta­rin, duke qenë se në shtator Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë. Hodha një sy edhe rreth e qark Budapestit, duke qenë se është pranë qytetit tim të

zemrës. E dini që jam gjysmë nga Praga? Nëna ime është çeke dhe më ka mësuar shumë që të vlerësoj nderin dhe të di rëndësinë që ka sakrifica e punës. Kjo është diçka shumë e rëndësishm­e për mua". KROACIA

"Sekreti është te puna me moshat. Ata kërkojnë gjithmonë futbollist të rinj. Ka qëlluar një brez i mirë dhe për këtë janë me fat. Modriç

te Reali, Rakitiç te Barcelona, Mandzukiç te Juventus... Kjo është listë e mahnitshme. ITALIA

"Është qetësi e madhe në vend. Tani që ka ardhur Mançini është rikthyer besimi dhe opinioni publik beson se do të rikthehemi aty ku na takon. Roberto ishte një zgjedhje e mirë. Ai është personi i duhur për të bashkuar dhe ndërtuar skuadrën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania