Panorama Sport (Albania)

Super Hamilton, bën ligjin në shtëpi

Kampioni në fuqi triumfon në hiron e fundit, duke i lënë të gjithë pas vetes

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Dita e djeshme ishte fantastike për sportin anglez, pasi përveç suksesit të kombëtares së luanëve, që prenë biletën për në gjysmëfina­le të Kupës së Botës "Rusi 2018", një tjetër rezultat pozitiv erdhi nga "Formula 1" me Ljuis Hamilton, që fluturon në Sileversto­n dhe regjistron "pole position" në Çmimin e Madh të Anglisë. Piloti i Mercedes i mbyll provat e treta kualifikue­se, duke shënuar kohën 1'25"892 dhe lë pas vetes me një diferencë fare të vogël Sebastian Fetel të Ferrarit (+ 0"044) dhe pilotin tjetër të "kokëkuqes" Kimi Raikonen (+ 0"098). Ndërkohë, vendi i katërt shkon për pilotin tjetër të Mercedes, Valteri Botas. Kështu, vija e parë e nisjes do të përbëhet nga Hamilton dhe Fetel, ndërsa vija e dytë nga Raikonen dhe Botas, duke na premtuar një luftë të zjarrtë ndërmjet Mercedes dhe Ferrarit. Vendi i pestë dhe i gjashtë shkon për dy makinat e Red Bull të Vershtapen dhe Riçardo. Ljuis Hamilton nuk fal në shtëpinë e tij dhe i gëzon fansat, duke regjistrua­r kohë më të mirë se të dyja makinat e Ferrarit, ku merr për herë të katërt radhazi "pole" në vendin e tij. Diferencën e bëri xhiroja e fundit, në të cilën britaniku u tregua thjesht perfekt, duke i marrë vendin e parë Fetelit, i cili nuk mundi të përmirësoh­et

në xhiron finale. Duket e çuditshme, por do të jetë vetëm hera e dytë për këtë sezon që Hamilton dhe Fetel nisen nga vija e parë së bashku. Hera e parë ishte në garën e zhvilluar në Baku dhe tashmë tifozët pritet të shijojnë spektaklin e garës me idhullin e tyre Hamilton,

i cili do të përpiqet të lërë pas zhgënjimin e garës së fundit, që u zhvillua në Austri. Kualifikue­set e djeshme shkuan mirë edhe për Kimi Raikonen, që në ndryshim nga shoku i tij i skuadrës, kohën më të mirë e regjistroi pikërisht në xhiron e fundit, ku arriti t'i

marrë vendin bashkëkomb­ësit të tij Valteri Botas. Ndërkohë, drejtuesit e Red Bull duhet të kënaqen me vijën e tretë të nisjes, pasi Vershtapen dhe Riçardo nuk mundën dot të mbanin ritmin e makinave Mercedes dhe Ferrari, madje diferenca me kreun ishte shumë e madhe, ku holandezi Vershtapen regjistroi kohën (+ 0" 710), ndërsa australian­i Riçardo (+ 1"207). Gara do të startojë ditën e sotme në orën 15:10 dhe pritet të jetë shumë interesant­e, duke parë radhën e nisjes me dy pretendent­ët në krye.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania