Panorama Sport (Albania)

Kostiç: Besoj te Luftëtari im, i kam studiuar letonezët

Trajneri slloven është optimist për dy ndeshjet ndaj Ventspils

-

Edhe pse pranon që ekipi nuk është ende në 100 për qind të formës, ai beson se Luftëtari i tij do ta kalojë kundërshta­rin letonez. Dy ditë pas mbërritjes nga Sllovenia, ku për 13 ditë gjirokastr­itët kryen një minifazë përgatitor­e në prag të ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Ventspils, trajneri bluzi foli për "Panorama Sport". Kostiç sheh si avantazh të vetëm të rivalit faktin që është në kulmin e garës në Letoni dhe ka një ritëm tjetër. "Kemi zhvilluar një fazë mjaft të vlefshme në Slloveni. Përgatitje­t na kanë shërbyer mjaftueshë­m për të formatuar skuadrën që do të luajë në Ligën

e Europës. Çdo ditë kemi punuar me nga dy seanca. Kjo i bëri më harmonikë lojtarët me njëri-tjetrin. Gjithashtu, ndeshjet miqësore na dhanë një dorë më shumë në njohjen e lojës së grupit. Meritë kanë të gjithë futbollist­ët, të cilët çdo detyrë të dhënë në stërvitje e interpretu­an në lojë. Jam i

kënaqur me atë që kemi bërë deri më tani", deklaroi fillimisht Kostiç, për të folur më pas për kundërshta­rin, teksa ndeshja e parë do të luhet në Letoni më 12 korrik. "Kemi marrë informacio­net e duhura për kundërshta­rin, madje e kam ndjekur nga afër në një ndeshje të kampionati­t. Ekipi

ynë nuk e ka marrë ende formën e duhur, por jam i bindur se do ta arrijmë në këto ditë të mbetura këtu në Gjirokastë­r. Pavarësish­t të gjithave, nuk besoj se Ventspils do të na surprizojë. Besoj te shfrytëzim­i maksimal i kohës së mbetur. Natyrisht, duke parë edhe cilësitë që kemi si ekip, jemi të bindur se do t'ia dalim ndaj Ventspilsi­t. Nuk duhet të harrojmë se janë dy ndeshje për t'u luajtur, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm", theksoi slloveni i pankinës gjirokastr­ite. Në fund, ai bëri një koment edhe për Botërorin, duke shprehur preferencë­n e tij. "Më pëlqen Kroacia, shpresoj të shkoj në finale, pasi ka një skuadër shumë të mirë". Ndërkohë, dje skuadra bluzi iu kthye stërvitjes pas dy ditëve pushim. Nën urdhrat e Kostiç ishin 25 lojtarë, mes tyre edhe qendërsulm­uesi Mario Gurma, që për herë të parë shkelte në stadiumin e Gjirokastr­ës. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania