Panorama Sport (Albania)

Koliçi: E kërkova vetë largimin, s'kam pengje

"Fitova çdo gjë, ndaj kishte ardhur koha për ndryshim"

- SKERDILAID SULOZEQI

Enea Koliçi nuk do të jetë më pjesë e Kukësit. Mbas tre viteve mjaft të suksesshme, ku mori Kupën e Shqipërisë, titullin kampion, 32-vjeçari i jep fund aventurës me nënkampion­ët. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ai shprehet se ka qenë kërkesa e tij që të largohej, e më pas çdo gjë është zgjidhur me mirëkuptim me drejtuesit, të cilët mbështetën dëshirën e tij. Gardiani thekson se kishte nevojë për ndryshim dhe tani çdo gjë mbetet e hapur, pasi pistat jashtë dhe brenda vendit nuk mungojnë. Në rrëfimin e tij, ai nuk ngurron që të përmendë momentet më të bukura dhe pengjet e tij me verilindor­ët.

Enea, nuk jeni në listën e Champions- it. Cila është arsyeja?

S'ka asnjë arsye. Kam kërkuar vetë nga klubi të largohem para ndeshjeve të Kupave të Europës edhe klubi e ka respektuar këtë dëshirë timen, ndaj dua të falënderoj stafin edhe presidenti­n që nuk më penguan.

Mund të quhet e mbyllur aventura juaj me Kukësin?

Po, është mbyllur gjithçka me klubin. Kam kaluar 3 sezone të bukura me Kukësin. Kam fituar çdo gjë, tani ka ardhur momenti të provoj diçka të re.

Pse erdhi kjo krisje mes

jush dhe klubit?

No koment.

Tre sezone mjaft të suksesshme, cilin moment do veçonit si më të bukurin?

Normal sezoni që dolëm kampion, ishte ndër më të bukurit. Po kam pas edhe momente të tjera speciale

gjatë këtyre 3 sezoneve. Patjetër që kam pasur momente negative, por gjithmonë mbaj vetëm kujtimet më të mira.

Nuk mund të na e veçonit momentin më të keq?

Kam më shumë momente edhe kujtime të mira, saqë i

kalojnë disa fish ato të këqijat, por nuk u jap rëndësi atyre 2- 3 momenteve të këqija që kam kaluar.

Kush do të jetë e ardhmja juaj, do qëndroni në Shqipëri apo do ikni jashtë?

E shoh veten larg kampionati­t shqiptar. Por, normal nuk mund t'i mbyll derën edhe Shqipërisë.

Si e pritën shokët dhe familja juaj këtë mosgrumbul­lim, kur ju jeni një prej portierëve më në zë të Superiores?

Normale që kanë pasur shumë pyetje, por më kanë

mbështetur për çdo gjë. I falënderoj shokët dhe të afërmit e familjarët pa dyshim.

Jeni i mërzitur nga kjo situatë?

Të them të drejtën, jo. Nuk jam i mërzitur, çdo gjë është zgjidhur me mirëkuptim. Në këto 3 sezone Kukësi më ka marrë maksimumin si lojtar. Besoj detyrën time e kam bërë sa më mirë dhe largimin e bëj me kokën lart.

Keni ndonjë peng për këtë "divorc" dhe a do vazhdoni të jeni tifoz i Kukësit?

Jo, s'kam asnjë peng, siç e thashë më lart, iki me kokën lart. Normal, do jem tifoz i Kukësit, do ta ndjek edhe ekipin në ndeshjen me Valetën nga televizori. Me këtë rast dua të falënderoj edhe tifozët e Kukësit që kanë qenë të mrekullues­hëm edhe kam pasur gjithmonë mbështetje­n e tyre.

Me klubin që doni të firmosni, keni ndonjë objektiv?

Objektivat nuk ndryshojnë kudo që je. Të japësh maksimumin, të fitosh trofe edhe të shijosh futbollin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania