Panorama Sport (Albania)

Rinovimet, Kërçiku dhe Daja presin Halilin

Klubi insiston për Berishën, por në mes është... Vllaznia

- ADELA MERKO

orian Kërçiku dhe Asion Daja nuk mund të konsideroh­en akoma bardheblu. Në ndryshim nga Hoxhallari dhe Ngoo, që u "blinduan" më shumë se një muaj përpara prej klubit, dy lojtarët e fundit të mbetur pa kontratë nuk janë zyrtarizua­r ende. Që prej nisjes së këtij muaji kanë mbetur të lirë në treg (duke qenë se marrëveshj­a u ka "skaduar" më 30 qershor) dhe vetëm akordi parimor nuk mjafton për zyrtarizmi­n. Ishte lënë që rinovimet do të mbylleshin brenda kësaj jave, por deri dje as njëri dhe as tjetri nuk janë ulur me drejtuesit për të nënshkruar. Ndoshta, dita e sotme mund të rezervojë ndonjë zhvillim, megjithatë kjo duhet parë, në të kundërt mbetet e hëna. Gazeta kontaktoi me të dy lojtarët dje për t'i pyetur rreth rinovimeve dhe si mbrojtësi, ashtu edhe mesfushori, dolën në konkluzion­in që janë në pritje të presidenti­t për formalitet e fundit. Duhet thënë që lojtarët kanë arritur akordin për të gjitha termat kontraktua­lë me klubin, përfshi jo vetëm kohëzgjatj­en, por edhe pjesën financiare,

megjithatë që të konsideroh­en bardheblu, fillimisht duhet që të firmosin. Si drejtuesit, ashtu edhe trajneri i kanë në plane, madje vetë Ze Maria ua ka bërë të qartë lojtarëve se i do në organikë për sezonin 2018- 2019. Megjithatë, që dëshira trepalëshe të përfundojë

me sukses, duhet që të hidhet firma mbi kontratë.

BERISHA - Në fillim konsideroh­ej vetëm si një emër i lakuar, megjithatë Vedat Berisha është zyrtarisht në planet e Tiranës. Bardheblut­ë e kanë ideuar shkupjanin si qendërmbro­jtës. Megjithatë, mbyllja me sukses e këtij "operacioni" kalon nga Vllaznia. Lojtari është nën kontratë me shkodranët dhe në gjendjen që ky klub është pas rënies nga kategoria, nuk dihet asgjë rreth së ardhmes. Mungesa e një administra­tori krijon "hendek" të madh edhe për vetë Berishën, që nuk ka me kë të diskutojë për vijimësinë e bashkëpuni­mit. Pasi afruan Vincent Atingën, drejtuesit po insistojnë për një tjetër qendërmbro­jtës. Ka shumë variante, mes tyre edhe kosovari Alban Selmanaj, megjithatë i duhuri për klubin është pikërisht Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania