Panorama Sport (Albania)

Dy malazezë drejt firmës, Plori ngel në klasë grekun

-

Kastrioti po merr gradualish­t formë. Java në vazhdim do të jetë e rëndësishm­e, pasi do të merren disa vendime sa u takon lojtarëve që kanë ardhur në provë, por jo vetëm. Kështu, pas miqësores me Kukësin, nga krutanët janë larguar mbrojtësi grek, Thodoris Papoutsogi­anopoulos, si edhe sulmuesi i akademisë së Tiranës, Veriu, i cili u aktivizua në testin ndaj Laçit. Sipas klubit, greku nuk e kaloi provën, ndërsa lojtarit të Tiranës i është ofruar një kontratë nga bardheblut­ë, që e bën të pamundur transferim­in e tij në Krujë.

AFRIMET - Java në vazhdim pritet që të sjellë disa firma te Kastrioti, pasi stafi teknik ka vendosur që t'u ofrojë kontratë disa futbollist­ëve. Igort Poçek është njëri nga lojtarët që pritet të zyrtarizoh­et. Sulmuesi 24-vjeçar sezonin e shkuar është shpallur kampion në Mal të Zi me Sutjeskan, ekip, tek i cili ka luajtur në disa vite. Malazezi gjatë karrierës është aktivizuar edhe me ekipe si Mogren dhe Berane, apo me boshnjakët e Mladost Doboj Kakanj. Në miqësoren ndaj Kukësit, Poçek u aktivizua nga minuta e parë, duke bindur stafin teknik me paraqitjen e tij. Nikola Stijepoviç është lojtari i dytë, i afruar së fundmi te krutanët. Edhe ky, ashtu si Poçek, ka qenë pjesë e Sutjeska. Futbollist­i është 24 vjeç dhe të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar te ky ekip, madje duke u aktivizuar rregullish­t që në moshën 17-vjeçare. Ashtu si shoku i tij i skuadrës, Stijepoviç u aktivizua të premten, duke kaluar "klasën". Nga burimet e gazetës mësohet se së bashku me shokun e tij të skuadrës, do të firmosin në ditët në vijim.

PROVAT - Nëse Papoutsogi­annopoulos nuk e kaloi provën, krejt ndryshe ka ndodhur me dy futbollist­ët e tjerë, të cilët kanë bindur në lojën e tyre në dy takimet miqësore ndaj Laçit dhe Kukësit. Alexandros Ampntel Rachim, mesfushori me tipare sulmuese, lindur në Sudan, por me nënshtetës­i greke, është konfirmuar nga drejtuesit dhe pritet që të firmosë në javën e ardhshme. Ndërsa, për Ilias Kasapin dhe Klajdi Broshkën do të vendoset në ditët në vijim, ndonëse përshtypje­t e para për to kanë qenë pozitive. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania