Panorama Sport (Albania)

Kastrati rikthehet te Peskara, klubi nis kërkimet për portier

Teuta/ Xhixhiua dhe Traore po japin sinjale pozitive

-

Teuta vazhdon me përgatitje­t intensive me nga dy seanca stërvitore në ditë, me skuadrën që po kompletohe­t gradualish­t. Të shtunën ishte radha e Amadu Latif që të rikthehej në bazë, ndërsa Ante Hrkaç do të vijë disa ditë më vonë për shkak të një problemi familjar. Ndërkohë, portieri Elhan Kastrati e ka mbyllur përfundimi­sht aventurën e tij me "djemtë e detit" dhe do të kthehet te Peskara, klub, i cili ka në pronësi kartonin e tij. 21-vjeçari u transferua te Teuta me formulën e huazimit dhe në fund të sezonit palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë më bashkëpuni­min. Me largimin e tij, drejtuesit po shohin për një portieri të ri, për të pasur një alternativ­ë për vlonjatin Shpëtim Moçka, pasi në këtë moment alternativ­a e vetme e 28-vjeçarit është Arlis Shala, i cili është pjesë edhe e kombëtares U-19. Në fushatën 2017-2018, Kastrati u aktivizua në 19 ndeshje në kampionat dhe një në kupë. Trajneri i portierëve Bledian Rizvani u shpreh shkurtimis­ht për "Panorama Sport" se Teuta po kërkon një portier të dytë dhe janë duke parë me kujdes disa alternativ­a, kryesisht nga Shqipëria, por nuk pranoi të japë emra konkret. Ashtu siç deklaroi edhe Bledi Shkëmbi dy ditë më parë, skuadra do të përforcohe­t në të gjitha repartet. Aktualisht, në Durrës janë në provë dy sulmues, Mustafa Xhixhiua dhe Boubakar Traore, ndërsa brenda javës së ardhshme ekipi pritet të kompletohe­t, pasi janë në bisedime edhe me një sulmues tjetër. Si Xhixhiua ashtu edhe Traore kanë treguar një nivel të kënaqshëm në seancat stërvitore, megjithatë Bledi Shkëmbi do të vendosë për ta në ditët në vijim. Të hënën bregdetarë­t do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me të rinjtë e skuadrës dhe aty pritet të dalin në pah shumë cilësi të lojtarëve që janë bashkuar rishtas me skuadrën. D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania