Panorama Sport (Albania)

Demi largohet nga Besëlidhja: Dua një eksperienc­ë tjetër

Portieri ka zyrtarizua­r divorcin me klubin lezhjan pas dy vitesh

-

Po mbushen dy muaj që kur lezhjanët kanë nisur pushimet. Edhe në sezonin e ri, Besëlidhja do të ketë si objektiv ngjitjen në Superiore. Këtë e ka pranuar edhe trajneri i ri, kavajasi Ndriçim Kashami. Merkatoja te skuadra lezhjane ka nisur me uljen e teknikut në krye të pankinës, duke u pasuar nga ardhja e Fabjol Rexhepit në portë, ndërsa pritet që të ketë edhe prurje të tjera në vijim. Normalisht që merkatoja ka kuptim të plotë, kur ka hyrje-dalje futbollist­ësh. Pas Edison Ndrecës, edhe portieri Elson Demi është larguar zyrtarisht nga Besëlidhja.

DEMI - Largimin e tij përfundimt­ar, gardiani e shprehu gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", duke u shprehur: "Pas një aktivizimi dy sezonesh e gjysmë në portën e Besëlidhje­s, gjatë merkatos së janarit kisha shumë oferta, përfshi edhe nga Liria e Prizreni, por atje nuk munda që të shkoj për arsye të largësisë nga familja. Pranova të shkoj në formë huazimi tek Erzeni deri në fund të sezonit që lamë pas. Duke pasur shumë oferta në kuadër të merkatos së kësaj vere, vendosa që ta marr përfundimi­sht kartonin nga Besëlidhja dhe tani jam i lirë që të zgjedh atë skuadër, që do të më përshtatet. Deri tani jam në bisedime me shumë ekipe, madje jo vetëm nga Superiorja jonë, por edhe jashtë vendit, por deri tani ende nuk kam rënë dakord në aspektin financiar. Gjithsesi, shpresoj se shumë shpejt do të kem skuadrën, ku do të luaj si titullar. Për mua Besëlidhja mbetet e para, pasi aty jo vetëm që jam formuar si portier, por më kryesoja është skuadra e qytetit tim, ndaj mbetem tifozi numër një i saj. Dua të përshëndes tifozërinë dhe të gjithë lezhjanët, që më kanë ndjekur në stadium, në transferta apo edhe në skuadrat e tjera ku kam luajtur", tha Demi. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania