Panorama Sport (Albania)

‘Apolonia s’ka më të paprekshëm’

Marjol Miho: Do takohemi edhe me tifozët, do kërkojmë rikthimin në Superiore

- BUJAR RAMA

Asgjë nuk është pushim total, ndonëse kështu krijohet përshtypja në pamje të parë. Në kampin fierak përditë punohet fort, me objektiv formatimin e skuadrës dhe funksionim­in perfekt të të gjitha hallkave për sezonin e ri. Një rezyme të gjithë situatës e bën trajneri Marjol Miho, i cili e nis nga konteksti i takimit që klubi bëri përpara disa ditësh. "Ka qenë një takim ku kanë marrë pjesë drejtues të klubit, trajnerë, lojtarë, menaxherë, - thotë trajneri i Apolonisë. - Përpos një prezantimi të përgjithsh­ëm, i është mëshuar edhe filozofisë së re, objektivav­e dhe frymës që do të jetë dominante në klub. Kjo konsiston në faktin që e kemi përmendur edhe më parë që mbi të gjitha është skuadra dhe s'do të ketë më lojtarë të paprekshëm, pasi primare nuk do të jenë emrat e përveçëm, por vlerat sportive të secilit futbollist".

MERKATO - Më tej, Miho flet dhe për merkaton e Apolonisë, ku fierakët vazhdojnë të jenë aktivë për plotësimin e organikës në repartet ku skuadra ka nevojë. "Kemi bërë disa ofrime të mira, por ende kemi nevojë për lojtarë cilësorë dhe prurje të tjera, pa pasur parasysh moshën apo emrin, por karakteris­tikat e futbollist­ëve dhe faktin se sa i shërbejnë ata skuadrës. Në këtë aspekt po punohet fort dhe kemi një listë të konsiderue­shme me lojtarë që kemi diskutuar në parim dhe

që do të vijnë më datë 10 korrik, ditën e parë të grumbullim­it, për t'iu nënshtruar testimeve. Nëse bindin nga ana teknikotak­tike dhe arrihet akordi financiar, atëherë ata do të bëhen pjesë e Apolonisë. Skuadra ndien nevojën e përforcimi­t në

sulm dhe në të dy krahët, sidomos në mesfushë".

TIFOZËT - Fryma që po përcjell klubi para fillimit të sezonit dhe objektivat madhore kanë ngjallur interesin e sportdashë­sve fierakë, të cilët e kanë braktisur skuadrën gjatë sezoneve të fundit. Publiku fierak mezi pret një Apoloni të suksesshme dhe do dëshironin ngjitjen e saj në Superligë qysh sezonin e parë. Edhe për tifozët Miho e ka një mesazh. "Janë hallkë shumë e rëndësishm­e për ne dhe e dimë që ata rikthehen nëse ne arrijmë rezultate. Të gjithë e dëshirojmë Apoloninë që të arrijë në Superiore që pas sezonit të parë, por për këtë duhet të bëjmë të gjithë më të mirën dhe unë besoj se do bëjmë maksimumin, si stafi teknik, ashtu dhe lojtarët, por nuk mund të bëjmë maksimumin pa mbështetje­n e sportdashë­sve tanë të mrekullues­hëm. Apolonia është e të gjithëve, e tifozëve më së pari. Ne kemi menduar që të organizojm­ë një takim me tifozët tanë, ku janë të gjithë të mirëpritur të vijnë e të shprehin mendimet e tyre se si skuadrën mund ta çojmë sa më larg. Unë kam besim se ata do të na përkrahin fuqishëm dhe të gjithë së bashku do ia dalim mbanë", thotë mes të tjerash për "Panorama Sport", trajneri i Apolonisë, Marjol Miho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania