Panorama Sport (Albania)

Dinamo drejt shpërbërje­s, lojtarët janë të lirë

-

Ekipi i Dinamos vijon pushimet verore. Akoma nuk ka një plan të qartë apo konkret për organizimi­n për sezonin e ri. Duke parë problemati­kat financiare që klubi ka pasur në sezonin që shkoi, shumica e lojtarëve po shikojnë për të gjetur alternativ­a të reja sa u përket skuadrave. Një prej tyre është Ilir Allmuça, i cili ka shkuar për provë te klubi kampion i Skënderbeu­t. Gazeta mëson se futbollist­ët e Dinamos mund të shkojnë ku të duan, pasi janë të lirë. Kjo për faktin e vetëm se të gjithë lojtarët e Dinamos janë aktualisht pa kontrata. Në listën me kontrata 1-vjeçare ndër të tjera gjenden dhe senatorët e Dinamos, si Erxhan Muca, Spartak Elmazi, Arvist Gjata, Roland Peqini (ka lënë futbollin), Bazion Traga, e Mario Morina, ndërsa në listën poshtë 22 vjeç janë talentet Ymer Shaba, Ilir Allmuca, Rei Nuriu, Marlind Nuriu, Kevin Myslimi, Çema, Lika, Hasa, etj. Duke parë edhe vështirësi­të ekonomike që Dinamo ka kaluar, nëse drejtuesit nuk lëvizin dhe nëse nuk shpallet buxheti, ka mundësi reale që ekipi të shpërbëhet duke u larguar shumë prej këtyre futbollist­ëve që në sezonin e kaluar bënë një paraqitje shumë të mirë, duke e mbajtur ekipin në Kategorinë e Parë. Situata te Dinamo është shumë e vështirë. S.Sulozeqi ka Dinamo që ka rënë nga Superiorja. Skuadra blu ishte për herë të fundit në elitë në 20112012. Që pas atij kampionati, ekipi militon në Kategorinë e

Parë, ndërsa janë shumë të pakta gjasat që skuadra të rikthehet

sërish në elitë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania