Panorama Sport (Albania)

Kroatët Modriç e Shuker: Juve, harroje Ronaldon!

Fantazisti dhe presidenti i federatës së gjysmëfina­listëve të Botërorit nuk besojnë te tratativa

-

Ndërsa Botërori vazhdon, është tema "Kristiano Ronaldo" po kaq interesant­e sa Kupa e Botës që po zhvillohet në Rusi dhe ndoshta në këto ditë që gjysmëfina­listet pushojnë, e gjithë vëmendja drejtohet te tratativa e "CR7" me Juventusin. Madje, një temë e tillë tërheq vëmendjen edhe të dy personazhe­ve që ëndërrojnë fitoren e Kupës së Botës. I pari është fantazisti i Kroacisë dhe i Realit të Madridit, Luka Modriç, ndërsa tjetri është presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, legjenda Davor Shuker. Dhe që të dy janë të bindur se në fund, e gjithë kjo rrëmujë do të zgjidhet me fenomenin portugez, i cili do të qëndrojë në Madrid. "Të gjithë jemi në pritje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, por personalis­ht besoj se Ronaldo nuk do të largohet nga Reali. Do të më pëlqente shumë që ai të qëndronte, pasi është lojtari më i mirë në botë. Kristiano është një lojtar që ka shumë rëndësi për ekipin tonë dhe do të ishte fantastike nëse nuk largohet. Por opinioni im është se në fund, pas gjithë kësaj rrëmuje, do të qëndrojë në Madrid. Sinqerisht, as unë dhe asnjë tjetër nuk ka dëshirë ta shohë atë me fanellën e një skuadre tjetër. Madje, mund t'ju them se gjatë këtyre ditëve kam biseduar edhe me Ronaldo personalis­ht", u shpreh Modriç. "E kuptoj se ndoshta e gjithë kjo tratativë ka fituar një vëmendje dhe prej shumë ditësh, për shumë mund të duket një çështje e mbyllur. Por nëse doni mendimin tim, unë jam i bindur se Ronaldo nuk do të largohet kurrsesi nga Madridi. As unë, as shumë të tjerë, por ndoshta edhe ai e ka të vështirë që ta shohë veten në një tjetër skuadër që nuk është Reali", përfundoi ish-sulmuesi, që më bluzën e madrilenëv­e fitoi në vitin 1998 trofeun e Ligës së Kampioneve, pikërisht përballë Juventusit në finale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania