Panorama Sport (Albania)

Çiklizëm, Sefa triumfon për të d tin it radhazi

Kampioni Sefa, i pakapshëm: Jam gati për Kampionati­n Europian

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Ditën e djeshme u mbyll Kampionat Kombëtar i Çiklizmit, i cili u zhvillua në datat 7 dhe 8 korrik, i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ky kampionat u mbyll me garën e rezistencë­s, që kishte si itinerar segmentin Tiranë-Rrogozhinë-Tiranë. Çiklistët e kategorisë elitë dhe U-23 përshkruan një distancë prej 145 kilometras­h dhe në fund triumfues u shpall Clber Sefa, që garon për skuadrën belge "ASFRA Racing Team". Sefa regjistroi kohën 3 orë e 39 minuta e 37 sekonda, duke u konfirmuar kështu kampion i Shqipërisë për të dytin vit radhazi në disiplinën e rezistencë­s, pasi ishte po ai që triumfoi edhe në garën e vitit të shkuar. Në vendin e dytë u rendit Eugert Zhupa, i cili garon për skuadrën italiane Uillier Triestina. Zhupa regjistroi kohën 3 orë e 40 minuta e 12 sekonda dhe duhet theksuar se në këtë kampionat vinte pas një periudhe pushimi, duke qenë sa pati pësuar një dëmtim pak kohë më parë. Vendi i tretë shkoi për çiklistin Olsian Velia, i cili e preku vijën e finishit duke regjistrua­r kohën 3 orë e 40 minuta e 13 sekonda. Pasi u shpall kampion në kategorinë Elitë, çiklisti Clber Sefa, shumë i lumtur, u shpreh: "Ishte një garë me konkurrenc­ë të fortë dhe diferencat ishin shumë të vogla. Më favorizoi disi malorja, pasi aty arrita të bëj një shkëputje rreth kilometrit të 50. Tashmë synoj një paraqitje sa më të mirë në Kampionati­n Europian, pasi është një garë që më përshtatet", deklaroi Sefa. Në përfundim të garës u shpreh edhe çiklisti që zuri vendin e dytë, Eugert Zhupa, i cili deklaroi: "Përgëzoj Sefën për fitoren që arriti, pasi u tregua më i zoti nga të gjithë, duke përfituar në një situatë ku ne u treguam si të përgjumur. Tani shpresojmë të shkojmë në Kampionati­n Europian pasi është një garë ku kemi mundësi të luftojmë për zonën e medaljeve", tha Zhupa, i cili doli triumfues në garën e kronometri­t. Ndërkohë, një ditë më parë, u zhvillua dhe gara e kronometri­t, në të cilën triumfoi Eugert Zhupa me kohën 50 minuta e 27 sekonda. Vendi i dytë për garën e kronometri­t shkoi për Klidi Jakun, i cili bën pjesë në skuadrën GS Maltini. Jaku regjistroi kohën 53 minuta e 30 sekonda. Gjithashtu, në podium për garën e kronometri­t u ngjit edhe Olsian Velia i skuadrës ASFRA, që dha kohën 53 minuta e 57 sekonda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania