Panorama Sport (Albania)

Fetel bën kryevepër në Britani

Piloti gjerman thellon diferencën me rivalin britanik, finlandezi Raikonen renditet i treti

- ARTIN LLESHAJ

ebastian Fetel fiton Çmimin e Madh te Britanisë dhe thellon diferencën në krye të klasifikim­it të "Formula 1". Falë një parakalimi kryevepër në fund të garës, gjermani i Ferrarit arrin të marrë një triumf në Silverston­e duke lënë pas Mercedesin e Hamiltonit dhe shokun e tij të skuadrës Raikonen. Kështu Fetel mbyll në mënyrën më të mirë një garë të çmendur dhe shumë të luftuar duke e thelluar në +8 pikë diferencën në krye të renditjes, edhe pse britaniku rikuperoi shumë pozicione pas një fillimi të vështirë. Pa dyshim që gara e djeshme ishte më spektakola­rja e gjithë sezonit, me të papritura që nuk mbaronin asnjëherë, me parakalime spektakola­re dhe me një duel drithërues ndërmjet Ferrarit dhe Mercedesit që i emocionoi të gjithë deri në kthesën e fundit. Me pak fjalë, gara e Silverston­it i kishte të gjitha dhe në fund u shpërblye Sebastian Fetel, i cili tregoi një formë të shkëlqyer, ndonëse nuk ishte në gjendje të mirë shëndetëso­re që prej mëngjesit të ditës së shtunë. Sigurisht, për t'u vlerësuar ishte edhe paraqitja e Ljuis Hamiltonit, për të cilën gara nis në një mënyrë shumë të keqe me goditjen që mori nga Raikonen, por që kreu një numër të jashtëzako­nshëm parakalime­sh duke përfunduar nga vendi i fundit në podium, ku siguroi vendin e dytë. Si Fetel ashtu dhe Hamilton nxorën më të mirën nga repertori i tyre duke i lënë të gjithë fansat gojëhapur me paraqitjen fantastike që realizuan. Nisja e garës ishte shumë tronditëse dhe solli penalizimi­n për

Raikonen pas kontaktit me kampionin në fuqi. Ndërsa spektakli i vërtetë shpërtheu në fund të garës ku, menjëherë pasi u kryen "Pit-Stop"et, në pistë bëhen protagonis­te makinat "Safety", fillimisht pas përplasjes së makinës Sauber të pilotit Erikson, e më pas incidentit të frikshëm ndërmjet Erikson dhe Groszho. Nga kjo situatë përfitojnë makinat Ferrari, të cilat shkojnë në "Box" për të montuar gomat e reja Soft, ndërkohë që Mercedes ndjek një tjetër strategji duke vazhduar me të njëjtat goma. Si rezultat i kësaj lëvizjeje kemi dhjetë

xhiro radhazi shumë emocionues­e, me Fetel që realizon një parakalim ndaj kryesuesve të garës Botas dhe Hamilton, të cilët realizojnë një paraqitje spektakola­re duke zënë vendin e dytë. Kështu Ferrari ndërpret dominimin e Mercedes në Angli që zgjaste që nga viti 2013 dhe tashmë konfirmon që i ka sheshuar diferencat me skuadrën anglo-gjermane.

Gara e djeshme ishte për t'u harruar për skuadrën e Red Bull, me Riçardon që e mbylli në vendin e pestë dhe me Vershatape­n që e braktisi garën pak xhiro para fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania