Panorama Sport (Albania)

Maradona: Gjysmëfina­let të mbushura me lojtarë të zinj

-

Legjenda e futbollit argjentina­s, Diego Amrando Maradona, ka bërë një koment shumë të rëndë në lidhje më numrin e shumtë të lojtarëve afrikanë që luajnë në kombëtaret Europiane në këtë Botëror. Kjo vlen edhe në dy ndeshjet e ardhshme për gjysmëfina­let. Ai foli për një televizion­in "TeleSur", ku u shpreh për numrin e madh të lojtarëve afrikanë që luajnë për Francën, Anglinë dhe Belgjikën. Sipas të dhënave të paraqitura në televizion, 78.3% (14 nga 23) lojtarët e Francës kanë lindur në 11 shtete të ndryshme Afrikanë. Ndërsa përqindja e imigrantëv­e që luajnë për Anglinë dhe Belgjikën shkon në 47.8%. Ndryshe nga Murinjo

Maradona foli edhe për kontradikt­ën që pati dikur me trajnerin portugez të Mançester Junajtid, Hose Murinjo. Ai pati deklaruar se: "Lojtarëve emigrantë që vijnë nga shtetet e ndryshme do t'iu ndryshohet jeta në mënyrë radikale, pasi hyjnë në një futboll tjetër". Tani në Botëror kemi numrin më të lartë të lojtarëve emigrantë që luajnë në një Botëror. Maradona tani kritikon mafien që ekziston në futbollin e sotëm. Ai thotë se lojtarë të ndryshëm afrikanë transferoh­en drejt Europës për t'u bërë me kombësi tjetër. Lojtarët duhet ta pranojnë për të përmirësua­r mënyrën e jetesës së tyre. Legjenda argjentina­se tha gjithashtu se: "Ata kërkojnë një mundësi tjetër për të mundësuar ushqim me katër vakte në ditë. Taktika e këtyre lojtarëve është e tmerrshme dhe kjo po ndodh masivish", përfundoi Maradona. El Pibe nuk është hera e parë që lëshon deklarata të rënda në drejtim të lojtarëve. Në ndeshjen midis Argjentinë­s dhe Nigerisë ku skuadra e përfaqësue­ses së tij fitoi në sekondat e fundit, Maradona ishte protagonis­t i disa gjesteve shumë të pahijshme në përfundim të takimit. Ai iu tregoj gishtin e mesit disa tifozëve afrikanë që ndodheshin ngjitur me tribunën VIP.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania