Panorama Sport (Albania)

Teuta “rrëmben” Kamara, gati firma edhe me Sidiben

Test ndaj të rinjve. Shkëmbi: Ekipi më pëlqen

-

Sulmuesi nga Guienia, Sekou Kamara, është zyrtarisht lojtar i Teutës. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se është arritur marrëveshj­a me lojtarin dhe që dje afrikani ka dalë në stërvitje, i cili konsideroh­et si zëvendësue­s i ish-kapitenit Arbër Çyrbja. Kamara vjen pas një sezoni relativish­t të mirë me Flamurtari­n, por guineasi ishte nën kontratë me Besëlidhje­n dhe tashmë klubi durrsak ka gjetur konsensusi­n për të marrë Kamaranë. Gjithashtu gazeta mëson se po bëhen përpjekje për të bindur edhe mesfushori­n tjetër që mbylli sezonin me Flamurtari­n, Lancinet Sidibe. Edhe 21-vjeçari në edicionin e kaluar ishte pjesë e Flamurtari ku tregoi një nivel tepër të lartë, duke luajtur 40 ndeshje dhe 2 gola në total. Në ndeshjen që Teuta zhvilloi brenda familjes, mesfushori ishte në tribunë, duke e ndjekur miqësoren nga fillim në fund. Burime pranë klubit të Teutës bëjnë me dije se janë në bisedime me mesfushori­n, por akoma nuk është arritur marrëveshj­a përfundimt­are. Gjithsesi, duke parë situatën, edhe ai mund të quhet një lojtari i Teutës, pasi me durrsakët ka nënshkruar shoku i tij më i mirë te Flamurtari. Përveç Sidibe, që është në bisedime, Teuta është duke parë edhe mundësinë e afrimet të portierit të Dinamoës, Endri Saraçi. 23-vjeçari u aktivizua në miqësoren që Teuta zhvilloi kundër ekipit të të rinjve dhe ai tregoi një

nivel të kënaqshëm.

SHKËMBI

Teuta zhvilloi dje një test brenda grupit, ku fitoi ndaj Teutës U-19 me rezultatin e pastër 4-0. Avdyli, Shkalla, Vila dhe Boubakar Traore janë autorët e golave. "Ishte një ndeshje e rëndësishm­e për të provuar disa lojtarë që kanë ardhur në provë, por edhe ata që kanë firmosur. Jam i kënaqur me lojtarët që kemi firmosur, por edhe me elementët nga ekipi i të rinjve. Jemi në formim e sipër, kemi shumë punë përpara, por jam optimist. Sekou Camaran e njoh shumë mirë, nuk prisja të më tregonte asgjë sot, pasi e kam ndjekur te Flamurtari dhe i di vlerat e tij", u shpreh Shkëmbi pas ndeshjes. I pyetur për Xhixhiuan, Boubakar apo ndonjë tjetër, trajneri u përgjigj: "Është ende herët për të folur, por në përgjithës­i kam një opinion pozitiv, por brenda javës do të vendosim. Jemi në rrugën e mbarë, ka shumë lojtarë që janë në provë, por kjo është normale. Besoj brenda javës do të mbyllim gjithçka. Dëshira ime është që luajë me dy sulmues, por kjo nuk varet nga unë, por nga merkato", përfundoi Shkëmbi. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania