Panorama Sport (Albania)

Hebaj spiunon Mariborin: Ja si kalon Partizani

Flitet se mund të vishet i kuq, shkodrani le gjithçka të hapur

- ILIR CARA

Rubin Hebaj është një nga produktet më të fundit të shkollës së futbollit shkodran, që karrierën e zhvendosi jashtë vendit. Sulmuesi, që më 30 korrik mbush 20 vjeç, para një viti u transferua nga Vllaznia te Domazhle në Slloveni, por për shkak të lëndimeve nuk luajti shumë. Hebaj u tregua i gatshëm që t'i përgjigjej interesimi­t të "Panorama Sport" për të dhënë disa detaje më shumë për Mariborin, kundërshta­rin e Partizanit në Europë. Sulmuesi nuk shikon diferenca të mëdha mes dy ekipeve, madje ai është optimist për suksesin e "demave" dhe jep edhe formulën që duhet të ndjekë Partizani. Eksperienc­a në Kupat e Europës është diferenca e vetme, por pret një ndeshje të bukur. Sa i përket interesimi­t të Partizanit për atë, Hebaj la gjithçka të hapur, por momentalis­ht e llogarit veten pjesë të Domazhles. Në fund Hebaj ka diçka për të thënë edhe për skuadrën e vendlindje­s, Vllaznia, e cila në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë.

Rubin, luani prej një viti në Slloveni. Si po ecën karriera juaj te Domzhale?

Karriera ime po ecën deri diku mirë, pavarësish­t se vitin e kaluar kisha disa probleme me dëmtimet dhe nuk kisha minutat e duhura për të shfaqur vlerat e mia. Shpresoj që e keqja të ketë kaluar.

Meqë luani në kampionati­n slloven, duhet ta njihni mirë Mariborin, kundërshta­rin e Partizanit në Ligën e Europës. Si e shikoni takimin e parë mes këtyre dy klubeve?

Besoj se do të jetë një takim shume i bukur dhe i luftuar fort nga të dyja palët. Them kështu, pasi të dyja ekipet kanë emër të madh dhe synime në veprimtari­të ku marrin pjesë.

A ka shumë diferenca mes dy klubeve?

Diferencat mes klubeve nuk besoj se janë të mëdha, sepse të dyja skuadrat luajnë futboll të bukur. Për mua, dallimi i vetëm është që Maribori ka vite që vijon me një ecuri të mirë në ndeshjet ndërkombët­are. Kështu që ata kanë më shumë eksperienc­ë se Partizani në Kupat e Europës, pasi dihet se kanë arritur të marrin pjesë edhe në grupet e Champions-it dhe Ligës së Europës.

Sipas jush, çfarë duhet të bëjë Partizani që të arrijë kualifikim­in ndaj kundërshta­rit slloven?

Partizani duhet vetëm të luftojë dhe të japë maksimumin në fushën e lojës. Vetëm me besim në vetvete dhe me luftë të fortë sportive mund të fitosh një ndeshje futbolli në ditët e sotme.

A ka ndonjë lojtar të veçantë apo pikë të fortë Maribori që të kuqtë duhet ta kenë kujdes, aq më shumë kur shikohet që në miqësore ata kanë shënuar shumë, kryesisht Tavares që realizon rregullish­t?

Nuk mund të veçoj ndonjë lojtar të veçantë, pasi Maribori nuk ka ndonjë yll që spikat më shumë se të tjerët. Ata kanë në përbërje lojtarë me eksperienc­ë dhe bazohen te loja e grupit, pra funksionoj­në si grup. Sa i përket Tavares, ai është 33 vjeç dhe ka vite te Maribori duke u kthyer në një legjendë e klubit, ndaj është edhe kapiteni i ekipit. Përvoja e tij bën që të spikasë.

Është folur për një interesim të Partizanit për ju, ku si fillim synohet huazimi nga Domzhale. A ka ndonjë të vërtetë ky lajm dhe sa janë

mundësitë që të visheni i kuq?

Nuk e di akoma. Për momentin vazhdoj kontratën te Domzhale dhe sa i përket së ardhmes, nuk kam asnjë të re. Në qoftë se do të ketë, do ta marrin vesh të gjithë.

Në fund, diçka për skuadrën e vendlindje­s. Nga larg, si e shikoni situatën e fundit të Vllaznisë?

Më vjen shumë keq për fatin që pati Vllaznia në sezonin e fundit. Nuk mund të gjykoj nga larg, por shpresoj që të kthehet sa më shpejt në elitën e futbollit, aty ku e ka vendin dhe që e meriton të jetë.

 ??  ?? Hebaj duke festuar një gol me Domzhalen
Hebaj duke festuar një gol me Domzhalen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania