Panorama Sport (Albania)

Goditja e shekullit, Ronaldo te Juventusi

Për portugezin 31 mln në sezon për 4 vite, vizitat priten të hënën në Torino

- Përgatiti: LEDIO NASE

martë, 10 korrik 2018: një datë që do mbetet në historinë e futbollit italian e, mbi të gjitha, s'do harrohet lehtë nga tifozët juventinë. Kristiano Ronaldo, nga dje, është një lojtar i Juventusit. Marrëveshj­a për lojtarin më të fortë në botë, pasi u përfol e stërpërfol për një kohë të gjatë, është perfeksion­uar pasditen e djeshme.

KOMUNIKATA E REALIT - E ka bërë me dije në orën 17:32 (të ditës së djeshme) Reali i Madridit me një komunikatë në faqen zyrtare, duke përcaktuar se ishte vetë lojtari ai që shfaqi dëshirën për t'u transferua­r në Torino. Perez i kishte kërkuar të dilte hapur, CR7 publikoi gjithmonë dje një letër falënderim­i drejtuar "Galaktikëv­e". Pasi u bind numri një madrilen, nisi procedura për të shndërruar Ronaldon bardhezi.

AKSIONI - Juventusi dorëzoi në duart e Zhorzh Mendesh, menaxherit të luzitanit, një ofertë prej 112 milionë eurosh ( 100 do u shkojnë madrilenëv­e në dy këste, 12 të parashikua­r nga FIFA, që më pas ua shpërndan, sipas rregullore­s, klubeve që e kanë rritur nga ana profesiona­le lojtarin) Realit. Dhe të hënën pritet në Torino për vizitat mjekësore. Shifra e diskutuar gjatë ditëve të kaluara ishte ajo e sakta dhe presidenti Perez më në fund ka thënë "ok". Akordi mes Juves e Kristianos nuk ka qenë asnjëherë problem: ai dhe "Zonja e Vjetër" kishin shtrënguar duart për një kontratë katërvjeça­re (deri në qershor 2022) për 31 milionë neto në sezon. Tifozëve, në këtë pikë, u lind pyetja se kur do zbarkojë në Itali, në Torino. Juventusi do niset më 23 korrik drejt turneut të Shteteve të Bashkuara dhe mbetet për t'u kuptuar nëse Ronaldo do u bashkohet shokëve në Itali apo në Amerikë.

E MARTË E ÇMENDUR - Dita e djeshme ka qenë e mbushur me lajme e sinjale. Më i rëndësishm­i: udhëtimi i Andrea Anjelit, presidenti­t të Juventusit, drejt Kallamatës për t'u takuar me Kristiano Ronaldon, i cili po kalon pushimet në Navarino, pak më tej. Anjeli u nis mëngjesin e djeshëm me një udhëtim privat, nga aeroporti i Pizës. Një moment që do kujtohet nga gjithë juventinët. Së bashku me të ndodhej partnerja Deniz Akalin, e fotografua­r së bashku me presidenti­n nga një punonjës i aeroportit toskan. Lajmi i dytë ishte strategjik: prania në "mbledhje" e Zhorzh Mendesh, i cili në qetësinë e përgjithsh­me, fluturoi në Greqi: takimi "tresh" la të kuptohej se marrëveshj­a ishte në fazat finale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania