Panorama Sport (Albania)

Shkëndija bën ligjin me Ibraimin, Drita në... “terr”

Sulmuesi bën “poker”, shënon edhe Emini

-

Shkëndija e Tetovës mbyll llogaritë që në ndeshjen e parë ndaj kampionëve të Uellsit, The Nju Saints. Pesë gola, spektakël dhe një Besart Ibraimi fenomenal. Sulmuesi 31-vjeçar ishte në një ditë të çmendur dhe për më tepër, që deri pak orë përpara startit të ndeshjes, kishte dyshime nëse mund të luante ose jo për shkak të një dëmtimi të lehtë që pësoi në seancën e fundit. Fitorja 5-0 vulos kualifikim­in e Shkëndijës në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Vetëm një çmenduri në ndeshjen e kthimit në Uells mund të eliminonte tetovarët e drejtuar nga Qatip Osmani, që në turin e dytë presin të përballen me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Sherif Tiraspol. Ndeshjen e djeshme, të luajtur në stadiumin "Filipi i Dytë" në Shkup, Shkëndija e nisi me gol që në minutën e 14-të. Ishte sulmuesi Izair Emini, që deri dy sezone më parë luante me Kukësin në Superiore, ai që hapi serinë e golave. Pjesa e parë u mbyll 2- 0, falë një goditjeje predhë të Ibraimit nga afërsia e zonës. Më pas nisi shou i sulmuesit, që realizoi në minutat 53, 60 dhe 66. Madje, Ibraimi dhe edhe asistin e golit të Eminit. SULMUESI - Dy liderët e ekipit, njëri në mbrojtje dhe tjetri në mesfushë, u larguan, por Shkëndija mbetet sërish e fortë edhe pa Ardian Cuculin dhe Ferhan Hasanin. Bomberi Besart Ibraimi tregoi edhe dje se është një nga sulmuesit më të mirë në Maqedoni. Një lojtar që garanton mbi 20 gola në sezon dhe këtë e ka konfirmuar vit pas viti. Por kush është Ibraimi? Sulmuesi shqiptar nga Kërçova nisi karrierën te Vllazërimi në vitin 2006, ndërsa më pas luajti për Napredok dhe Renovën në Maqedoni. Në vitin 2009 u pikas nga Shalke 04, ku arriti të debutonte edhe në Bundesligë­n gjermane. Ibraimi

luajti 2 ndeshje me fanellën e Shalkes, pikërisht në sezonin kur ekipi gjerman e mbylli në vendin e dytë. Pas një eksperienc­e në Ukrainë, në ekipe si Tavria, Sevastopol dhe Metalurg Zaporozhia, si dhe në Qipro me Ermis, Ibraimi u rikthye në Maqedoni dhe firmosi për Shkëndijën. Ky është sezoni i katërt radhazi që luan për tetovarët, teksa ka fituar gjithçka.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Kukësit gjatë mbërritjes
në Shkodër
Lojtarët e Kukësit gjatë mbërritjes në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania