Panorama Sport (Albania)

Ronaldo kushtoi 377 mln €, por shet një bluzë në minutë

Bardhezinj­të nuk tremben nga "fair play" i UEFA-s

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo te Juventusi u përkufizua si goditja e shekullit, jo vetëm për faktin që portugezi la Realin, por mbi të gjitha për kostot e këtij operacioni, që në të vërtetë shkojnë shumë herë më shumë sesa 117 milionë eurot e shkruara nga media. Të gjitha shifrat e plota të kësaj marrëveshj­eje, duke futur në detaje, i saktëson uebsajti "calcio e finanza", i specializu­ar në lëvizjet financiare. Ai sqaron jo vetëm si janë shpërndarë paratë, por edhe arsyen pse Juventusi nuk i trembet një ndëshkimi të UEFA-s, mbi normat e "Fair Play Financiar". Fundja, ende pa zbarkuar, dje në mbrëmje, pas mbylljes së dyqaneve të licenCuara të Juves, media raportoi se Ronaldo ka shitur një bluzë në minutë. Masa për fëmijët kushton 85 euro, ndërsa ajo për të rritur 145 euro. Duket qartë që tifozët bardhezinj i kanë zënë ethet e Ronaldos...

SHIFRAT REALE - Sa i kushton realisht Juventusit ky operacion për katër vitet e ardhshme? Në total vlera është 377 milionë euro. Nga këto 105 milionë euro i kanë shkuar Realit për kartonin, 12 milionë kanë qenë kostot për FIFA-n, që njihen si kontribute solidarite­ti dhe 20 milionë euro komision shpërblimi për menaxherin e lojtarit, Zhorzh Mendez. Deri në këtë pikë kemi kapur kuotën 137 milionë, me të cilat Juventusi ka shpërblyer skuadrën nga e ka blerë, punën e menaxherit, ashtu sikurse pagesën e taksave të FIFA-s, brenda së cilës është edhe shpërblimi për skuadrën që e ka rritur lojtarin. Ndërsa e gjithë diferenca tjetër e 377 milionë eurove, pra 240 milionë, është vlera që Juventusi do të shpenzojë për pagën e futbollist­it për 4 vitet e marrëveshj­es. Sipas kontratës, luzitani do të paguhet 30 milionë euro neto në sezon, ndërsa të gjitha taksat që lidhen me lojtarin (tatim fitimi mbi pagën, 49 për qind, pra afro 15 milionë në vit), por edhe taksat e këtij shpenzimi të bërë nga Juventusi, do të kërkojnë 30 milionë euro të tjera kosto në sezon. Shkurt vetëm për të mbuluar pagën e Kristianos, CR7 do t'i kushtojë "Zonjës së Vjetër" 60 milionë euro në vit. Ndërsa duke përfshirë edhe shpenzimin për

kartonin, kontribute­t e solidarite­tit të FIFA-s dhe shpërblimi­n për menaxherin Mendez, sulmuesi do të ketë në bilancin bardhezi një impakt prej 94 milionë e 250 mijë eurosh në vit. E thënë ndryshe, sikur Juventusi të mos kishte asnjë lojtar nën pagë, vetëm për Ronaldon duhet të shisnin bileta dhe duhet të kishin sponsorizi­me prej 94 milionë e 250 mijë eurosh. Një çmenduri...

SI DO BËHET FINANCIMI - Për të afruar Ronaldon, të parët që do të paguajnë për këtë do të jenë tifozët, duke qenë se jo vetëm çmimet e biletave për ndeshjet që tifozët bardhezinj do të shohin në "Allianz Stadium", mes kampionati­t, Kupës së Italisë dhe Champions-it do të pësojnë një rritje në çmim me

30 për qind, por edhe të gjitha produktet Juve, duke nisur nga fanellat dhe aksesorët e tjerë, do të kenë po të njëjtën rritje. Abonimet mes tre turneve kanë çmime të ndryshme, prandaj uebsajti "calcio e finanza" shpjegon: Vetëm impakti në bursë garanton 6 milionë euro më shumë në sezon. Ndërkohë, rritja e me 30 për qind e biletave për 19 ndeshje në kampionat dhe konsumet në nga shërbimet e "Allianz Stadium" garanton 27 milionë euro më shumë, ndërsa nga Champions-i përllogari­ten 21 milionë euro më shumë, duke marrë parasysh sikur Juventusi të bëjë të njëjtin udhëtim si vjet, kur u ndal në çerekfinal­e. Këtyre 48 milionëve, nëse do t'u shtonim edhe 27 milionë euro më shumë

që do të garantojë UEFA nga rritja e premiove për skuadrat ( gjithmonë duke llogaritur udhëtimin deri në çerekfinal­e), shuma do të shkonte në 75 milionë euro. Duke lënë mënjanë bluzat, nga të cilat plusvalenc­at priten të jenë shumë të mëdha, Juventusi do të kërkojë një rritje të fitimeve edhe nga sponsorët aktualë me 30 për qind, të cilët nëse do të pranojnë, mund ta dërgojnë arkëtimin mes 81 dhe 102 milionë eurove në një sezon. Shkurt, vetëm me stadiumin dhe pa llogaritur imazhin e lojtarit, bluzat, apo edhe sponsorët e rinj që mund të afrohen tani e në vazhdim, Juventusi nuk ka pse i trembet UEFA-s për normat "fair play", pasi do të mbulonin shpenzimet.

SHITJA E LOJTARËVE - Gjithsesi, në mënyrën më të keqe të mundshme, Juventusi ka në përbërje lojtarë të formuar në shtëpi, si Rugani apo edhe të tjerë që janë paguar pak dhe pritet të shiten me 2-3-fish të çmimit, nga të cilët plusvalenc­at në bilanc do të jenë shumë të mëdha, madje me 2-3 lëvizje mund të mbulojnë kostot e kartonit të portugezit dhe shpenzimev­e të FIFA-s dhe Mendezit. Rugani i rritur te Juvja do të sjellë 40 milionë euro, të gjitha pluzvalenc­ë. Aleks Sandro i blerë 23 milionë pritet të shitet minimalish­t 40 (17 milionë euro plusvalenc­ë). Apo akoma më shumë ndonjë si Dibala, i cili u pagua 42 milionë, por nëse shitet mes 90-100 milionëve, plusvalenc­a do të jetë minimalish­t 50 milionë. Prandaj, Juventusi i ka llogaritur mirë gjërat kur vendosi të blejë Ronaldon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania